Sot është dita kur pritet të publikohen dosjet për vrasjen e John F. Kennedy

Sot është dita kur pritet të publikohen dosjet për vrasjen e John F. Kennedy

Njëzet e nëntë vjet pas vrasjes së Presidentit të SHBA’së John F. Kennedy, Akti i Mbledhjes së Dokumenteve të Vrasjes së JFK’së i vitit 1992 u miratua, duke kërkuar nga qeveria që të zbulojë të gjitha të dhënat e qeverisë amerikane në lidhje me vrasjen e Kennedyt brenda 25 vjetëve. Afati përfundimtar është 26 tetor […]

Walter Jones një kongresmen republikan amerikan i cili ka shërbyer që nga viti 1994 dhe shihet zakonisht si një republikan i moderuar me simpati ndaj liberalëve. Ai ka mbrojtur transparencën në qeveri, veçanërisht nëpërmjet lirimit të dosjeve të mbetura si vrasje të mistershme, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

“Unë isha i ri në kolegj kur Presidenti Kennedy u vra,” tha Jones për Kiriakou.

“Unë mendoj se çdo informacion është në pronësi të popullit të Amerikës,” tha ai.

“Kiriakou” i kërkoi kongresmenit se cilat forca në qeverinë amerikane janë kundër lirimit të dosjeve të mbetura.

“Unë mendoj se janë kryesisht agjenci të tilla si CIA,” shtoi Jones.

“Pesëdhjetë e katër vjet më vonë, nëse kanë frikë nga e vërteta, atëherë ndoshta nuk duhet të jenë në pozitën ku ata janë. Populli amerikan ka të drejtën të njoftohet me të vërtetën. Kjo është një nga ato tragjedi, si Pearl Harbor. Por, vrasja e John Kennedy ndryshoi drejtimin e këtij kombi. Kushdo që nuk dëshiron që populli amerikan ta njohë të vërtetën, atëherë ata kanë diçka për të fshehur”, tha ndër të tjera ai.

“Ka pasur ish-zyrtarë të CIA’s  të cilët kanë argumentuar se dosjet për vrasjen e ish presidentit Kennedy duhet të mbahen të fshehur, pasi mund të bëhen publike emrat e oficerëve të CIA’s që ende janë gjallë ose që e kanë braktisur agjencinë dhe janë kthyer si kontraktorë”, tha Kiriakou gazetar i “Sputnik Radio”.

“Unë mendoj se kjo është qesharake,” u përgjigj Jones. “Shumica e atyre njerëzve që sapo përshkruat, unë do të imagjinoj se ata janë në vitet 70 dhe 80. Shumica e tyre janë në pension, shumica e tyre janë në shtëpitë e pleqve. Por vrasjen e një presidenti, populli amerikan duhet ta njohë të vërtetën”.

Jones shtoi disa lëvdata për presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka deklaruar synimin e tij për të liruar të gjitha dosjet e mbetura për publikun të enjten.

“Kjo ka të bëjë me njerëzit e Amerikës. Unë kam thënë publikisht se nëse Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, do ta bënte këtë për popullin amerikan, ai do të ishte një hero.”

Kiriakou pyeti për rolin e James Angleton, shefit të “legjendar” të Kundërzbulimit të CIA-s nga viti 1954 deri më 1975, i cili intervistoi shpiunin e KGB’së Yuri Nosenko lidhur me përfshirjen e supozuar sovjetike në vrasjen e Kennedy.

Nosenko pohoi se Osvaldi jetoi për një kohë në Bashkimin Sovjetik dhe ishte monitoruar nga KGB në atë kohë – një pretendim që nuk ishte verifikuar kurrë.

Jones u pajtua. “Gjithmonë kam menduar se si Lee Harvey Osëald (vrasësi i ish presidentit Kennedy) ishte në gjendje të udhëtonte. Ju nuk udhëtoni falas, kushton para për të lëvizur sa nga njëra anë në tjetrën anë. Çdo informacion që do të dalë për të shpjeguar nëse ka pasur bashkëpunim me persona të jashtëm duhet të dijë populli amerikan”./Periskopi/  

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?