Sipas Haradinajt, ky duhet të jetë roli i SHBA-së në çështjen e Kosovës dhe të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për ‘New Bugajski Hour’’, ka thënë se Kosova duhet ta finalizojë dialogun për njohje me Serbinë. ”Shumë kohë është humbur, jemi të interesuar të ulemi për njohje. Në bazë të kushtetutës është pranuar të krijohet asoacioni, duhet të vazhdojmë me hapat tutje’’, ka thënë ai, transmeton […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për ‘New Bugajski Hour’’, ka thënë se Kosova duhet ta finalizojë dialogun për njohje me Serbinë.
”Shumë kohë është humbur, jemi të interesuar të ulemi për njohje. Në bazë të kushtetutës është pranuar të krijohet asoacioni, duhet të vazhdojmë me hapat tutje’’, ka thënë ai, transmeton Periskopi.
Ndërsa lidhur me atë se a duhet të ndërhyjë SHBA në këtë çështje, Haradinaj është përgjigjur se Amerika ka qenë dhe është prijëse për zgjidhje të çdo krize në Ballkan.
‘’Cështja e Kosovës ose historia e Ballkanit rrjedh nga luftrat, shpërbërja. Andaj SHBA ka qenë dhe është prijëse për zgjidhje të asaj krize. Pa rolin e drejtpërdrejt të SHBA-së, s jam fare i bindur që dicka definitive do të ndodh, ose të arrihet paqe pa SHBA në tryezë.’’ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, gjithçka mund të zgjidhet vetëm nën drejtimin e SHBA-së.
”Gjërat në Ballkan, janë të lidhura me SHBA-në,roli i SHBA-së është roli i SHBA-së.’’, shtoi ai/Periskopi/












