Shtohet misteri i vdekjes së gazetare Adela Xhamani, mjekët: Ja si e gjetëm

Shtohet misteri i vdekjes së gazetare Adela Xhamani, mjekët: Ja si e gjetëm

Vdekja e papritur e gazetares Adelajda Xhamani është klasifikuar nga Policia si vdekje për shkaqe natyrore. Mjekët ligjorë, që bënë autopsinë mëngjesin e së dielës, paraprakisht dyshojnë për një arrest kardiak. Ndonëse raporti përfundimtar i mjekëve ligjorë pritet të dalë brenda dy javësh, nga analizat paraprake, nuk rezulton të jenë gjetur elementë të huaj në […]

Vdekja e papritur e gazetares Adelajda Xhamani është klasifikuar nga Policia si vdekje për shkaqe natyrore. Mjekët ligjorë, që bënë autopsinë mëngjesin e së dielës, paraprakisht dyshojnë për një arrest kardiak.

Ndonëse raporti përfundimtar i mjekëve ligjorë pritet të dalë brenda dy javësh, nga analizat paraprake, nuk rezulton të jenë gjetur elementë të huaj në organizëm, që mund të kenë shkaktuar vdekjen e saj. Megjithatë, nisur nga fakti se ajo ishte shumë e re, vetëm 31 vjeç, rasti është diskutuar gjerësisht në mediat online, ku janë ngritur edhe hipoteza e dyshime rreth vdekjes së Adelës.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë dje, nga komentimi i një komunikate paraprake të Policisë, ku thuhej se, “dyshohet se vuante nga epilepsia”. Megjithatë, në të njëjtën komunikatë, Policia e Tiranës thekson se po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes, shkak që përcaktohet vetëm nga mjekët ligjorë.

Nga një keqinterpretim i njoftimit të Policisë, që është diçka formale dhe procedurë standarde në raste të tilla, shumë e quajtën të nxituar komunikatën, duke këmbëngulur se epilepsia nuk është vdekjeprurëse.

Në fakt, as Policia nuk tha këtë, por nga deklarimi që i ishte marrë shoqes së Adelës, e cila kishte shprehur dyshime për një sëmundje të tillë, paçka se nuk ishte diagnostikuar, është përmendur procedurialisht si një sëmundje e mundshme që ajo mund të kishte. Përmendja e kësaj sëmundjeje, solli edhe reagimin e mjekëve.

Një prej mjekeve të QSUT, duke përjashtuar kategorikisht epilepsinë, hodhi edhe dyshime se dikush tjetër mund të ishte shkaktar. Burime nga grupi hetimor thanë se nga këqyrja e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po ashtu, nga këqyrja e banesës nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë, që mund të ngrinte ndonjë pistë tjetër, veç asaj të vdekjes për shkaqe natyrore, shkruan sot gazetarja Etleva Deliaj.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya