Shqyrtohet projektligji për Prishtinën, këto janë kërkesat e anëtarëve të Komisionit

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media po e shqyrton Projektligjin për Prishtinën, njofton Klan Kosova. Këtu u treguan kompetencat shtesë që do t’i ketë kryeqyteti me aprovimin e këtij ligji si siguria publike me policinë komunale, krijimi dhe menaxhimi i ndërmarrjeve publike pa aprovimin e qeverisë, si dhe rritja e buxhetit për katër […]
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media po e shqyrton Projektligjin për Prishtinën, njofton Klan Kosova.
Këtu u treguan kompetencat shtesë që do t’i ketë kryeqyteti me aprovimin e këtij ligji si siguria publike me policinë komunale, krijimi dhe menaxhimi i ndërmarrjeve publike pa aprovimin e qeverisë, si dhe rritja e buxhetit për katër përqind.
Milaim Zeka, që është pjesë e këtij komisioni, tha se fajtorë për vonimin e këtij ligji janë LDK-ja dhe PDK-ja.
Ai tha se e mbështet që ky ligj të procedohet në Kuvend.
Në anën tjetër, Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga anëtarët e këtij komisioni që të harrojnë se kush e udhëheq Prishtinën por të gjithë të mendojnë për më të mirën e kryeqytetit.
Ndërsa Kryetari i këtij Komisioni, Nait Hasani, ka thënë se nga ajo që ka parë nga ky draftligj, nuk i është dukur si ligj i mirëfilltë, dhe që i plotëson nevojat e kryeqytetit.
Sipas tij, duhet të merren shembuj kryeqytetet tjera të zhvilluara rajonale.












