Shqiptari vodhi 50 dhoma hoteli në Spanjë (Foto)

Një i ri nga Shqipëria është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur në 50 dhoma të hoteleve të ndryshëm në Spanjë, gjatë sezonit veror. Në pranga ka përfunduar një 24-vjeçar shqiptar, i cili sipas “Sun”, ka grabitur laptopë, telefona celularë si dhe sende të tjera të pushuesve që ishin jashtë në Majorca, Barcelonë dhe Ibiza. […]
Në pranga ka përfunduar një 24-vjeçar shqiptar, i cili sipas “Sun”, ka grabitur laptopë, telefona celularë si dhe sende të tjera të pushuesve që ishin jashtë në Majorca, Barcelonë dhe Ibiza.
I riu ka përdorur karta të rreme elektronike për të hapur dyert e dhomave të hoteleve. Javën e kaluar, stafi në një hotel në Magaluf kapi një njeri në vendin e krimit, por ai arriti të largohej pas një përleshje me punëtorët e hotelit.














