Shpërblehet ai që sjell foto të Lorit në bikini

Shpërblehet ai që sjell foto të Lorit në bikini

Këngëtarja durrsake , Loreta Kacka , e njohura Lori, e cila zhvillon më së shumti aktivitetin e saj muzikor në Kosovë, është zotuar se publiku nuk do ta shohë kurrë atë me bikini, shkruan Kosovarja. Por, edhe nëse do të mund të shkojë ndonjë ditë në plazh, Lori është zotuar se s’ka shans kurrë që […]

Këngëtarja durrsake , Loreta Kacka , e njohura Lori, e cila zhvillon më së shumti aktivitetin e saj muzikor në Kosovë, është zotuar se publiku nuk do ta shohë kurrë atë me bikini, shkruan Kosovarja.

Por, edhe nëse do të mund të shkojë ndonjë ditë në plazh, Lori është zotuar se s’ka shans kurrë që mediet të kenë ndonjë foto të saj me bikini, siç ndodh me personazhet e tjerë të show bizit.

Shtrohet, pyetja përse është aq e sigurt Lori që nuk do ta shohim në bikini apo edhe gjysmë të zhveshur?  E ka nga fanatizmi apo dëshiron të jetë ndryshe nga koleget e saja ?

Gjatë intervistave për revistën Kosovarja, këngëtarja bionde ka treguar se ndihet shumë mirë në Prishtinë prandaj edhe jeton aty.

Ndërsa, sa i takon jetës së saj private, Lori e bën  me dije edhe sot, se është ende ‘single’, beqare  dhe se nuk e lodh shumë trurin duke menduar për dasmën e saj, e cila nuk dihet kur do të jetë.

Paksa jo pak e çuditshme ë?

Kosovarja ka vendosur që të shpallë konkurs: shpërblehet ai që sjell foto të Lorit në bikini. /Kosovarja/

Të fundit
Të ngjashme