Shpend Ameti: Arritëm rezultat të jashtëzakonshëm, do të fitojmë në balotazh

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka vlerësuar si të jashtëzakonshëm rezultatin e VV-së për Prishtinën. Sipas tij, ai do të fitojë ndaj Arban Abrashit në balotazh sepse ka diferencë prej 10 mijë votash, shkruan Periskopi. “Ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për lëvizjen tonë. Kemi fituar bindshëm në Komunën e Prishtinës, edhe në […]
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka vlerësuar si të jashtëzakonshëm rezultatin e VV-së për Prishtinën.
Sipas tij, ai do të fitojë ndaj Arban Abrashit në balotazh sepse ka diferencë prej 10 mijë votash, shkruan Periskopi.
“Ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për lëvizjen tonë. Kemi fituar bindshëm në Komunën e Prishtinës, edhe në garën për kryetar edhe në garën për Kuvendin Komunal. Kësaj radhe se prej 16 mijë votave kemi arritur në 36 mijë vota. E kemi dyfishuar numrin e asamblistëve. Tash hyjmë në garën për balotazh. Jemi të sigurt se po kompletohet fitorja në Prishtinë, edhe në garën për kryetar edhe në garën për Kuvendin Komunal”, tha Ahmeti në një konferencë për mediat.
Ahmeti falënderoi qytetarët, aktivistët e vullnetarët që kontribuan në procesin zgjedhor, si dhe në fushatë. /Periskopi/












