Shpend Ahmeti tregon nëse do të bashkëpunojë me LDK’në e PDK’në në Prishtinë

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës dhe kandidat edhe për një mandat nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka thënë se Vetëvendosje në Prishtinë nuk do të bashkëpunojë me PDK’në apo LDK’në, nëse këto dy parti nuk e ndryshojnë qasjen aktuale, shkruan Periskopi. “Partitë që i përjashton në Prishtinë për qeverisje. Me PDK e LDK’në […]
“Partitë që i përjashton në Prishtinë për qeverisje. Me PDK e LDK’në nuk do të bashkëpunojmë nëse e kanë këtë qasje. Nuk mund t’i fus të gjithë njerëzit e një partie në një thes. Këto dy parti kanë nevojë për reformime”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë tutje se e kanë synim të kalojnë pa balotazh, por nuk e di nëse nuk do të ndodhë një gjë e tillë
“Subjekte të tjera janë bërë bashkë për t’iu kundërvënë Vetëvendosjes në Prishtinë”, përfundoi Ahmeti. /Periskopi