Shpend Ahmeti i reagon Kadri Veselit: Stadiumi kryesor i një shteti duhet të ndërtohet në kryeqytet

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar rreth fjalëve të fundit që po qarkullojnë për ndërtimin e Stadiumit Olimpik në Drenas. Ai e ka quajtur të paarsyeshme këtë gjë, duke thënë se secili shtet e ka stadiumin në kryeqytet. “Stadiumi kryesor i secilit shtet gjithmonë është në kryeqytet. Është e paarsyeshme […]
Ai e ka quajtur të paarsyeshme këtë gjë, duke thënë se secili shtet e ka stadiumin në kryeqytet.
“Stadiumi kryesor i secilit shtet gjithmonë është në kryeqytet. Është e paarsyeshme që të diskutohet ndërtimi i çfarëdo stadiumi tjetër nga qeveria pa u ndërtuar stadiumi nacional në Bërnicë, Kryeqytet, Komuna e Prishtinës”, ka thënë ai.
Ndërtimin e këtij stadiumi në Drenas, e ka quajtur gënjeshtër edhe këshilltari i Ramush Haradinajt, Avni Arifi.
Ai gjatë ditës së sotme ka reaguar duke thënë se stadiumi do ndërtohet në Bërnicë të Poshtme, në Prishtinë.
Kurse, lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se Hungaria është përkrahëse e madhe e Kosovës dhe se ajo është e gatshme t’i japë përkrahje financiare Kosovës për disa projekte, ndër të cilët dhe për ndërtimin e stadiumit olimpik që do të ndërtohet në Drenas.












