Shpend Ahmeti premton 1.5 milion euro në vit për bujqit e kryeqytetit

  Komuna e Prishtinës, 90 për qind të sipërfaqes së vet e ka zonë rurale. Gjatë 4 viteve të kaluara e kemi krijuar Drejtorinë e Bujqësisë, në mënyrë që të mund t’iu ndihmojmë sa më shumë bujqve të Prishtinës, përmes subvencioneve dhe granteve. Kështu ka deklaruar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti gjatë vizitës që i […]

Komuna e Prishtinës, 90 për qind të sipërfaqes së vet e ka zonë rurale. Gjatë 4 viteve të kaluara e kemi krijuar Drejtorinë e Bujqësisë, në mënyrë që të mund t’iu ndihmojmë sa më shumë bujqve të Prishtinës, përmes subvencioneve dhe granteve.

Kështu ka deklaruar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti gjatë vizitës që i bëri disa serave që ka subvencionuar Komuna në fshatrat e Prishtinës.

“Një pjesë e madhe e tokës në Prishtinë, është e kategorisë A. Këto produkte, përmes tregut të prodhimeve vendore, arrijnë deri tek qytetarët që janë të interesuar t’i blejnë ato. Para një viti e gjysmë kemi nënshkruar kontratë me qeverinë austriake dhe agjension zhvillimore austriak ADA, për grante për bujqësi. Ne përveç 500 mijë eurove për subvencione, japim edhe 500 mijë euro tjera për grante, si dhe qeveria austriake do t’i japë edhe 500 mijë euro shtesë. Me këta hapa konkret, kemi arritur që ta rrisim ndihmën financiare për bujqit tanë, në 1 milionë e 500 mijë euro në vit”, tha Ahmeti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?