Shpend Ahmeti me mbi 50 për qind të votave në lagjet e mëdha

Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti ka gjetur mbështetje të madhe nëpër lagjet e qytetit për mandatin e tij të dytë. Qysh në raundin e parë, në secilën lagje të madhe, si Bregu i Diellit, Dardania, Lagjja e Muhaxherëve, Lagjja e Spitalit, Lakrishta, Matiqani, Ahmeti ka marrë rreth gjysmën e votave të të gjithë votuesve […]
Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti ka gjetur mbështetje të madhe nëpër lagjet e qytetit për mandatin e tij të dytë.
Qysh në raundin e parë, në secilën lagje të madhe, si Bregu i Diellit, Dardania, Lagjja e Muhaxherëve, Lagjja e Spitalit, Lakrishta, Matiqani, Ahmeti ka marrë rreth gjysmën e votave të të gjithë votuesve (50%), apo thënë ndryshe sa të gjithë subjektet tjera bashkë.
Diferenca e tillë i jep siguri Vetëvendosjes për një mandat të radhës në Komunën e Prishtinës, të suksesshëm, sidomos tash kur edhe në Kuvend Komunal janë subjekti më i madh me 18 asambleistë.












