Shpend Ahmeti: Ja kush ishte befasia e zgjedhjeve në Prishtinë

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën dhe kryetari aktual, Shpend Ahmeti ka thënë se befasia e zgjedhjeve të sotme në Prishtinë ka qenë kandidati i AKR’së, Selim Pacolli, i cili ka arritur të marrë rreth 10 për qind të votave, shkruan Periskopi. Sipas tij, VV ka marrë votat që ka synuar në kryeqytet, me më shumë […]
Sipas tij, VV ka marrë votat që ka synuar në kryeqytet, me më shumë se 40 mijë vota.
“Kemi synuar që t’i kemi 40 mijë vota, por kemi marrë më shumë. Befasia e këtij rezultati është kandidati i AKR’së, Selim Pacolli. Ne e kemi arritur synimin që e kemi pasur”, tha shkurt Ahmeti./Periskopi












