Shpend Ahmeti ftesë publike Isa Mustafës: Merre edhe Agimin, Halimin e Shefkiun

hpend Ahmeti i cili është duke ri-kandiduar edhe për një mandat për të parin e kryeqytetit, ka ftuar në debat liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pasi që kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi ka probleme shëndetësore me dhëmbë. “Meqenëse Abrashit ka probleme shëndetësore me dhëmbë dhe […]
hpend Ahmeti i cili është duke ri-kandiduar edhe për një mandat për të parin e kryeqytetit, ka ftuar në debat liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pasi që kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi ka probleme shëndetësore me dhëmbë.
“Meqenëse Abrashit ka probleme shëndetësore me dhëmbë dhe nuk po del në debate, po ju ftoj në debat një me një”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook.
Në këtë debat Ahmeti e fton Mustafën që të flasin për punët të cilat sipas Ahmeti Mustafa i ka lënë në gjysmë.
“Po ju ftoj në debat një me një, ku flasim për secilen prej atyre dosjeve, për kompanitë e ndryshme që na i lat objektet me probleme ende pa u përfundu, për Ligjin për Prishtinën e për Pallatin e Rinisë e plotë tema tjera. Merrne edhe Agimin, Halimin e Shefkiun. Se ashtu ashtu ju jeni qata që po doni me u kthy”,
Në fund Ahmeti i ka thënë Mustafës se “e kaluara juaj nuk bën të kthehet asnjëherë në Prishtinë, kjo është e qartë tash”.
Doruntinë Malokut, Koordinatore për Media e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, ka njoftuar mbrëmë përmes një postimi në Facebook për problemin e Arban Abrashit me dhëmbë.
“Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, nesër do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike për shkak të një problemi dentar, të cilin keni mundur ta vëreni edhe gjatë paraqitjeve të tij të fundit në dy televizione”, shkruan Maloku në profilin e saj në Facebook.












