Shpaloset performanca kundër ngacmimeve seksuale

Shpaloset performanca kundër ngacmimeve seksuale

Nën moton “Mos Hesht“, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në bashkëpunim me Kvinna til Kvina ka shpalosur performancën kundër ngacmimeve seksuale në rrugë. “Nuk e kom emrin loçk”, “Trupi jem e drejta jem”, “Raporto mos hesht“, “Po më Pengon”, “Po me jep stres”, “Mos fishkëllo”, ishin vetëm disa nga shprehjet që u dëgjuan […]

Nën moton “Mos Hesht“, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në bashkëpunim me Kvinna til Kvina ka shpalosur performancën kundër ngacmimeve seksuale në rrugë.

“Nuk e kom emrin loçk”, “Trupi jem e drejta jem”, “Raporto mos hesht“, “Po më Pengon”, “Po me jep stres”, “Mos fishkëllo”, ishin vetëm disa nga shprehjet që u dëgjuan gjatë performancës artistike kundër ngacmimeve seksuale në rrugë, e cila u prezantua para të pranishmëve në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Jeta Berisha, koordinatore në Qendrën “Artpolis”, tha se përmes kësaj perfomance artistike janë munduar të përçojnë mesazh  kundër ngacmimeve seksuale në hapësira të ndryshme.

Ajo tha se përmes artit dhe lëvizjeve trupore të aktoreve janë munduar të transmetojnë mesazh tek shoqëria kosovare për ngacmimet në rrugë.

 

“Këtë herë jemi munduar me përçuar një mesazh tek shoqëria jonë për ngacmime seksuale. E dimë të gjithë se është një fenomen që mbizotëron në çdo rrugë, jo vetëm në rrugë në ambiente publike, po ashtu edhe në ambiente private, në institucione dhe në çdo vend do me thënë pa marrë parasysh ku”, tha Berisha

Berisha tha se në Kosovë ende nuk e dinë se çka nënkupton fjala ngacmim seksual dhe nuk dinë të bëjnë dallimin në mes ngacmimit seksuale dhe ‘flirtit’.

Ndërkaq, Linnea Claeson nga Kvinna Till Kvinna, aktiviste nga Suedia, tha se performanca e sotme ishte e bukur dhe mesazhi kundër dhunës seksuale ishte shumë i qartë.

Ajo po ashtu tha se në Suedi lufton për të njëjtën kauzë me anë të rrjeteve sociale.

 

“ Ishte një performancë e fuqishme dhe e bukur, mendoj se ishte perfekte. Dhe ndjej se mesazhi për atë se si ndihesh kur ndihesh e kapur  nga ngacmimi seksual dhe dhuna seksuale ishte shumë i çartë. Pabarazia në botë duhet të ndryshojë. Edhe unë si këto gra, luftoj për të njëjtat kauza në Suedi . Luftoj shumë për to në rrjetet sociale. E kam një llogari në Instagram e cila quhet ‘Assholes Online’, ku unë shkruaj për ngacmimin seksual  të cilin unë përsonalisht e përjetoj online, në rrugë dhe në jetën time të përditshme”, u shpreh ajo.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që ka shumë njerëz që luftojnë për këto kauza, për të qenë të lirë dhe ftoj të gjithë burrat që t’i bashkëngjitën këtyre aktiviteteve.

Aktorja e performancës “Mos Hesht”,  Daniela Markaj tha se përmes kësaj shfaqje artistike janë munduar t’i paraqesin ngacmimet seksuale në rrugë, ngacmime këto që femrat nuk i bëjnë të ndihen rehat.

Sipas saj kjo perfromancë ka pasur synim t’i informojë gratë se ato mund të raportojnë dhe të reagojnë kundër këtyre ngacmimeve.

 

“Përmes performancës jemi munduar me i paraqitur ngacmimet seksuale që ndodhin gjatë rrugës, pavarësisht gjinisë, mirëpo na po e përcaktojmë me gratë që ndodhin ,edhe që i bënë me u ndier jo rehat, edhe që me i bë moshataret tona, gratë në përgjithësi me kuptuar që kanë të drejtë me lajmëruar rastin edhe me reaguar kundër ngacmimeve”, tha Markaj.

Sipas saj përgatitjet për këtë performancë artistike kanë zgjatur një javë në të cilën janë përfshirë dy aktore dhe disa aktiviste të Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis.

Ndryshe, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis mirret me raportimin e ngacmimeve seksuale dhe i lufton ato përmes perfomancave teatrale, artistike dhe instilacioneve të ndryshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?