Me shkuarjen e emigrantëve, Italia mbushet me terroristë

Italia është në alarm nga emigrantët masivë që vinë nga Afrika, veçanërisht ata nga Tunizia, të cilët zbarkojnë në Mesdhe për të gjetur “tokën e premtuar” me rrezikun e vdekjes të cilin e mbartin gjithmonë mbi supe. Dy javë më parë kryebashkiaku i Lampeduzës Salvatore Martello lëshoi alarmin se në mesin e qindra tunizianëve ka […]

Italia është në alarm nga emigrantët masivë që vinë nga Afrika, veçanërisht ata nga Tunizia, të cilët zbarkojnë në Mesdhe për të gjetur “tokën e premtuar” me rrezikun e vdekjes të cilin e mbartin gjithmonë mbi supe.

Dy javë më parë kryebashkiaku i Lampeduzës Salvatore Martello lëshoi alarmin se në mesin e qindra tunizianëve ka shumë ekstremistë të cilët mund të jenë terroristë potencialë, raporton “La Repubblica”.

I njëjti alarm u përforcua edhe nga Roberto Ammatuna, qytetari i parë i Pozzallo-s, i cili u shpreh se problematika është tejet shqetësuese dhe nuk është thjesht dhe vetëm çështje e rendit publik.

Nevoja për të kryer kontrolle në “zonat e nxehta” përforcohet edhe nga fakti që Tunizia është vendi që ka numrin më të madh të luftëtarëve të huaj në Evropë.

Disa mekanizma zgjidhjeje janë riatdhesimet që janë pjesë e marrëveshjeve dypalëshe Itali-Tunizi, si dhe vendosja e kuotave, për jo më shumë se 30 klandestinë në javë.

Kujtojmë që në dhjetë ditët e fundit kanë zbarkuar më shumë se sa 500 klandestinë, ku 380 prej të cilëve janë mbajtur për disa javë në qendrat e pritjes së Lampeduzës, dhe më pas u është dhënë një urdhër dëbimi për largim nga Italia brenda 7 ditëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?