Shikoni se çfarë i ndodh një femre nëse nuk depilohet për 1 vit (Foto/Video)

Bloggerja e fitnessit Morgan Mikenas kursen ndoshta shumë para dhe me siguri që ka më tepër kohë të lirë se të tjerat. Pse? Me qëllim promovimin e bukurisë natyrore, ajo nuk i ka rruar këmbët prej një viti dhe ja tek janë rezultatet. “Nuk po përpiqem të bëj njerëzimin që mos t’i rruajë më këmbët […]
Bloggerja e fitnessit Morgan Mikenas kursen ndoshta shumë para dhe me siguri që ka më tepër kohë të lirë se të tjerat. Pse? Me qëllim promovimin e bukurisë natyrore, ajo nuk i ka rruar këmbët prej një viti dhe ja tek janë rezultatet.
“Nuk po përpiqem të bëj njerëzimin që mos t’i rruajë më këmbët e sqetullat”, thotë Morgan në një klip të publikuar në Youtube.
“Dua vetëm të frymëzoj të tjerët të bëjnë atë që funksionon për ta, që i bën të ndihen mirë”.
Duke dhënë kohën e harxhuar si arsyen kryesore pas vendimit për të mos i hequr më qimet trupore, ajo thotë edhe se i la të rriten pasi është ngacmuar shumë në orën e fizkulturës kur ishte 11-12 vjeç, ngaqë i kishte këmbët me qime. Ajo vendosi të përqafonte bukurinë natyrore në vend që të bënte atë çka shoqëria pret prej saj.





















