Shifra të larta: Ja sa burra u rrahën nga gratë vetëm vitin e kaluar

Rastet më të mëdha të dhunës në familje, ushtrohen nga burrat. Por vitin e kaluar, të larta kanë qenë shifrat edhe kur gratë kanë rrahur burrat e tyre. Në vitin 2016, nga 1 mijë e 226 raste që janë raportuar për dhunë në familje, 259 viktima kanë qenë meshkuj. “Gjatë vitit 2016 janë raportuar 1226 […]
Në vitin 2016, nga 1 mijë e 226 raste që janë raportuar për dhunë në familje, 259 viktima kanë qenë meshkuj.
“Gjatë vitit 2016 janë raportuar 1226 raste të dhunës në familje , ku viktima femra kanë qenë 988 , e viktima meshkuj kanë qenë 259”, kanë thënë nga zyra e informimit të policisë.
Ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 janë raportuar 581 raste të Dhunës në Familje. Gjatë kësaj periudhe në rajonin e Prishtinës janë raportuar 124 raste të dhunës, në rajonin e Gjilanit 77 raste të dhunës dhe në rajonin e Ferizajt 49 raste të dhunës.












