Shfaqet videoja shokuese brenda hotelit ku vrasësi kishte shtënë me armë ndaj civilëve në Las Vegas

64-vjeçari Stephen Paddock, ka qenë në suitë të hotelit ku ai ka qenë në arkën e 23 armëve dhe mijëra municioneve, pasi ai ishte i përgatitur për të sjellë vrasjen më vdekjeprurëse në historinë amerikane. Numri më i fundit i viktimave nga 1 tetori 2017, është 59 persona të vdekur dhe 527 të lënduar që […]
Numri më i fundit i viktimave nga 1 tetori 2017, është 59 persona të vdekur dhe 527 të lënduar që janë duke u trajtuar në spitalet mjekësore, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Paddock gjuajti në një turmë prej më shumë se 22,000 njerëzish nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay.
Video tregon disa nga armët, ku shihen dritaret dhe dera e thyer nga policia.
Të martën, një zëdhënëse federale zbuloi se Paddock ka punuar si agjent i IRS’së për gati 10 vjet gjatë viteve 1970 dhe 1980.
Të hënën, Kolegji Amerikan i Mjekëve me bazë në SHBA kërkoi një ndalim për shitjen dhe pronësinë e armëve të “sulmeve ushtarake”, si disa nga ato që përdoreshin në masakrën e Las Vegasit./Periskopi/












