Serwer publikon një listë të gjërave që SHBA duhet të bëjë urgjent për Kosovën, Serbinë, Shqipërinë…

Serwer publikon një listë të gjërave që SHBA duhet të bëjë urgjent për Kosovën, Serbinë, Shqipërinë…

Analisti dhe ish-diplomati amerikan Daniel Serwer një një postim në faqen e tij peacefare.net, ka shkruar se sugjerimet e tij për SHBA’në do t’i shpalosë në një ‘brifing’ për Ballkanin. Ai ka shkruar se Brukseli po dështon t’i kryejë punët në Ballkan dhe se deklaratat e forta të Mogherinit nuk po bëjnë punë. Po çfarë […]

Kjo është lista e Daniel Serwerit se çfarë duhet të bëjë SHBA’ja:

–         SHBA-ja është përgjegjëse për tri marrëveshje të paqes në Ballkan: Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni, duke e parandaluar luftën për më shumë se 15 vjet.

–          Të gjitha vendet e rajonit kanë bërë përparim të konsiderueshëm në reformën politike dhe ekonomike.

–          Por, progresi është ngadalësuar, madje edhe është bllokuar që nga recesioni evropian.

–          Kriza financiare greke, rrjedha masive e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, pastaj Brexit, kanë krijuar dyshime se premtimi i anëtarësimit në BE mund të plotësohet sa më shpejt.

–          Tërheqja e BE-së nuk po funksionon ashtu si më herët, pavarësisht deklaratave të forta të Mogherinit.

–          Ky është një problem për SHBA-në, sepse ne kemi qenë në varësi të Evropës për ta mbajtur barrën në Ballkan, me mbështetjen e SHBA-së kur është e nevojshme.

–          Por nëse Brukseli dështon, marrëveshjet e paqes mund të shpërbëhen me pasoja serioze, si rritja e emigracionit, jo vetëm përmes por edhe nga Ballkani, pastaj rritja e radikalizimit të myslimanëve të Ballkanit dhe rritja e problemeve ruse pranë dhe madje edhe brenda NATO-s.

–          Ajo që nevojitet, është kryesisht një përpjekje diplomatike dhe jo ushtarake për t’i përfunduar proceset e paqes në Ballkan, në mënyrë që të gjitha vendet e rajonit të mund të hyjnë në NATO dhe BE, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë.

–          Kjo përpjekje diplomatike mund të përfshijë:

*Rekomandim me Brukselin për kufijtë dhe shtetet ekzistuese të Ballkanit, duke përfshirë një përgjigje të programuar për çdo planifikim të referendumit të pavarësisë së Republikës Srpska.

*Anëtarësimi i shpejtë në NATO dhe BE.

*Asistencë me fokus sundimin e ligjit, veçanërisht kundër korrupsionit dhe kundërvënien ndaj ekstremizmit.

*Theks i shtuar mbi bashkëpunimin e Gardës Kombëtare me Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë.

*Themelimi i një të drejte në rajon dhe përpjekje për pajtim.

*Një përpjekje e shtuar për të zgjidhur çështjet specifike të vendit: mungesat kushtetuese dhe elektorale të Bosnjës, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe emri i Maqedonisë.

–        Përveç kësaj, ne duhet t’u kundërvihemi problemeve ruse duke zvogëluar varësinë e Ballkanit nga gazi i Moskës, duke sanksionuar ata që financojnë krerët e Ballkanit që kërcënojnë paqen, duke forcuar aftësitë tona mediatike dhe duke u konsultuar me qeveritë e Ballkanit për ndërhyrjen e rusëve në zgjedhje.

–          Këto nuk janë gjëra të shtrenjta, por të rëndësishme. Realizimi i tyre do ta ruante paqen dhe stabilitetin, do të shmangeshin kostot e mëdha, do të kufizoheshin trazirat e Rusisë dhe do të na jepnin neve shumë miq të sigurt dhe të begatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?