Sërish Selim Pacolli, tregon cilin kandidat për Prishtinën do ta mbështesë

Kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës Selim Pacolli ende nuk ka vendosur se kë do ta mbështes Shpend Ahmetin apo Arban Abrashin që do të përballen përsëri në betejën për kryeqytetin më 19 nëntor. Pacolli thotë se nuk ka vija të kuqe për askënd, por përmend disa kushte që duhet t’ia plotësojë Kandidati që […]
Kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës Selim Pacolli ende nuk ka vendosur se kë do ta mbështes Shpend Ahmetin apo Arban Abrashin që do të përballen përsëri në betejën për kryeqytetin më 19 nëntor.
Pacolli thotë se nuk ka vija të kuqe për askënd, por përmend disa kushte që duhet t’ia plotësojë Kandidati që e kërkon mbështetjen e tij.
Në garë për Prishtinën si i treti me rezultat ka dal kandidati i AKR’së, Selim Pacolli. Ai me 90 për qind të votave të numëruara ka marrë 8 mijë e 108 vota përkthyer në përqindje rreth 10,28, duke lënë kështu pas PDK’në e AAK-në në këtë komunë.
Në një deklaratë për Gazetën Express, një ditë pas zgjedhjeve, Selim Pacolli, ka deklaruar se është i kënaqur me rezultatin. Ai thotë se nuk ka pritur diçka më shumë duke cilësuar se qytetarët e Prishtinës kanë votuar më shumë në bazë të subjekteve politike se sa programeve apo individëve që kanë qenë në garë.
“Rezultati realisht është në pritjet e mija. Ky është verdikti i sovranit. Te votuesi i qytetit im, nuk mund të shohësh hala një parashikim të programeve apo të individit. Po votohet më shumë për subjektin si tërësi dhe nuk i analizojnë shumë, projektet apo programet zgjedhore. Si favorit sot e shoh Shpendin apo Vetëvendosjen. Ky është perceptimi im shumë personal”, ka thënë Pacolli
E ndërkohë sa i përket koalicioneve për raundin e dytë të zgjedhjeve me ndonjërin nga kandidatët për kryetar të Prishtinës, Pacolli thotë se i ka disa kushte. Ai deklaron se vija të kuqe me asnjërin kandidat nuk ka, por që sipas tij, janë pesë pika të programit të AKR’së që duhet t’i plotësojnë kandidatët e tjerë nëse duan të jenë në koalicion bashkë me AKR’në. Nuk e përjashton as mundësinë e të bërit koalicion me Arban Abrashin e LDK’së.
“Subjekti politik i ka strukturat e veta. Pretendimet e mia personale dallojnë nga partia. Por unë sikur të futesha në negociata, sigurisht se do të kërkoja implementimin e së paku disa pjesëve të programit tim. Unë i kam pas 5 pika kryesore me të cilat e kam konstruktua agjendën time dhe të programit tim. Nëse ata i përqafojnë këto ide të mijat atëherë ne ulemi dhe i analizojmë. Unë nuk kam vija të kuqe me asnjërin. Duhet të ulemi dhe të negociojmë për interesat e qytetit tim”, thotë Pacolli.












