Serbia vazhdon të “pushtojë” Kosovën me mallëra

Serbia vazhdon të “pushtojë” Kosovën me mallëra

Pavarësisht mosmarrëveshjeve të fundit me Serbinë të cilat paten ringjallur thirrjet në Kosovë për bojkotimin e produkteve serbe, një gjë e tillë nuk shihet të këtë ndikuar në zvogëlimin  eksportit nga ky vend, por vetëm sa ka shënuar rritjen e tij. Kështu tregojnë  të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë për muajin shtator të këtij viti […]

Kështu tregojnë  të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë për muajin shtator të këtij viti që janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), raporton GazetaBlic.com

Sipas ASK-së të dhënat nga tregtia e jashtme në kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për 1.4 për qind në muajin shtator 2017, në raport me  periudhën e njëjtët të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 214 milion euro krahasuar me deficitin 211 milion € në vitin 2016.

Eksporti i mallrave në muajin Shtator 2017 kishte vlerën 34,1 milion €, ndërsa importi 248,1 milion €, është një rritje prej (57.4%) për eksport si dhe prej (6.6%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2016”, thuhet në raportin e ASK-së.

Në muajin shtator të këtij viti, sipas ASK-së eksportet e Kosovës me vendet që ka nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë me (CEFTA)  arritën në 16,7 milion euro ose 49.0 për qind të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 57.4 për qind, ku si partnerë kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së, ASK tregon Shqipërinë me 17.0 për qind, pastaj Maqedoninë me 15.2 për qind, Serbinë me 9.5 për qind dhe Malin e Zi me 5.1 për qind.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së gjatë maujit të kaluar sipas ASK-së, arritën në 74,6 milion euro, ose 30.1 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13.0 për qind. Vendet me pjesmarje më të lartë për import sipas ASK-së ishin, Serbia me 16.2 për qind, Maqedonia 5.5 për qind, Shqipëria 5.2 për qind dhe B&H 2.5 për qind.

Produktet vendore me vështirësi u plasuan në prodhimet e tyre në tregun serb dhe atë të Bosnjës edhe në vitin e kaluar. Dy vende këto që bazuar në të dhëna zyrtare kanë shumëfish më shumë import se sa që pranojnë eksporte kosovare.

Bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës, del se shkëmbimi tregtarë Kosovë-Serbi-Bosnjë, ka shënuar një diskrepancë të madhe mes importit dhe eksporteve të Kosovës. Serbia vetëm vitin e kaluar ka importuar në Kosovë mallra në vlerë prej 390 milionë euro, ndërsa, Kosova ka eksportuar rreth 30 milionë euro.

Viti 2016 Kosova në Serbi eksportoi 30 milionë ndërsa Serbia në Kosovë eksportoi 390 milionë.

Po ashtu, edhe importi i mallrave që vijnë nga Bosnja është më i madh se eksportet e Kosovës në Bosnjë. Në vitin e kaluar ishin importuar mallra nga Bosnja në vlerën prej 80 milionë eurove, kundrejt një eksporti prej 8.5 milionë euro.

Kosova në Bonjë dhe Hercegovinë eksportoi 8.5 milionë ndërsa Bosnja dhe Hercegovina në Kosovë eksportoi 80 milionë.

Lufta në Kosovë përfundoi në vitin 1999 ndërsa Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Por Beogradi refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës. Mosbesimi dhe armiqësia mes shqiptarëve dhe serbëve është e thellë.

Pavarësisht armiqësisë, Serbia mbetet eksportuesi më i madh i mallrave në Kosovë, ku ato eksporte po vazhdojnë të rriten. /Gazeta Blic/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?