Serbia do të kërkojë nga vendet e BE-së tërheqjen e njohjes për Kosovën, por Qeveria nuk shqetësohet

Serbia do të kërkojë nga vendet e BE-së tërheqjen e njohjes për Kosovën, por Qeveria nuk shqetësohet

Qeverinë e Kosovës nuk është se po e shqetëson nisma e Serbisë e cila do t’i shkruaj një letër Komisionit Europian që 22 vendet e BE-së, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta tërheqin atë. Në qeveri shprehen se do të punojnë në rritjen e numrit të njohësve për Kosovën dhe nuk është fokus […]

Në qeveri shprehen se do të punojnë në rritjen e numrit të njohësve për Kosovën dhe nuk është fokus i tyre se çfarë bëjnë të tjerët.

Halil Matoshi, drejtor i zyrës për komunikim në Qeverinë e Kosovës ka thënë se institucionet e Kosovës nuk janë të fokusuara në punën e të tjerëve, por që numri i njohjeve të rritet, e që sipas tij kjo po ndodh.

“ Fokusimi i Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve relevante nuk është ajo se çfarë thonë e bëjnë të tjerët, porse që Kosova të marrë sa më shumë njohje ndërkombëtare, e numri i tyre po rritet nga dita në ditë”, ka thënë Matoshi për lajmi.net.

Serbia, tashmë ka përgatitur një letër të cilën më 10 tetor Brukselit do t’ia dorëzojë kryeministrja Ana Bërnabiq.

Me këtë letër dëshirohet të tregohet se janë përdorur standard e të dyfishta sa i përket rastit të Katalonisë dhe Kosovës.

Por, kjo nismë e Serbisë sipas zyrtarëve në Kosovë nuk mund të ketë efekt, pasi e drejta ndërkombëtare nuk e njeh tërheqjen e njohjes.

“Jo. E drejta ndërkombëtare nuk e njeh çnjohjen si akt i vullnetit politik të shteteve si akt individual”, ka thënë Matoshi, të premten.

Ai ka bërë të ditur se Kosova nuk do të “mbrohet’, nga ky veprim i Serbisë, duke e cilësuar si politikë reaktive.

“Kursi i Qeverisë së Kosovës është veprimi në bazë të strategjisë kombëtare për integrimet euroatlantike dhe ajo nuk shpenzon kohë në politika reaktive”, është shprehur ky zyrtar i qeverisë.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2018. Deri më tani ajo është njohur nga 114 shtete, ndërsa që pavarësia e saj vazhdon të mos njihet nga Serbia dhe 5 vendet anëtarë të përhershme të BE-së, (Spanja, Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia).

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?