Serbia nuk mjaftohet me ‘Republika’ Srpskan në Bosnjë, dëshiron më tepër territor

Serbia nuk mjaftohet me ‘Republika’ Srpskan në Bosnjë, dëshiron më tepër territor

Komisioni kufitar i Bosnjë dhe Herzegovinës (BiH) nuk është i përfshirë në punën e demarkacionit serbo-boshnjak. E përditshmja me bazë në Banja Luka “Nezavisne Novine” e ka raportuar këtë çështje, duke shtuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte në shoqërinë e presidentit të ‘Republikës’ Srpska Milorad Dodik kur tha se komisioni serb kishte filluar të […]

E përditshmja me bazë në Banja Luka “Nezavisne Novine” e ka raportuar këtë çështje, duke shtuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte në shoqërinë e presidentit të ‘Republikës’ Srpska Milorad Dodik kur tha se komisioni serb kishte filluar të punonte për një propozim të demarkacionit.

Anëtari i Komisionit Kufitar të BiH, Zheljko Obradoviç thotë se Bosnja dhe Hercegovina është gati për bisedime menjëherë, duke vënë në dukje se ishte në dorë të komisionit nga Serbia për të bërë lëvizjen e saj.

“Ne nuk kemi ndonjë informacion për atë që është rënë dakord, ne presim që dikush të na informojë shpejt për këtë rast,” tha Obradoviç.

Ai tha gjithashtu se gjatë takimit të fundit u konstatua se rreth 40 kilometra katrorë të zonës kufitare midis dy vendeve ishin të diskutueshme  – “që është shumë”, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Nuk ishte e mundur të vazhdonim të punonim sepse komisioni ynë nuk kishte mandatin për të negociuar,” shtoi Obradoviç.

Sipas gazetës, kufiri midis BiH dhe Serbisë është 335 kilometra dhe pjesët e diskutueshme janë të vendosura rreth Zvornikut, Bajina Basta, zona përmes së cilës kalon hekurudha e Beogradit dhe Barit dhe një pjesë rreth komunës së Pribojit në Serbia, e cila është e ndarë nga territori i komunës së Rudos, në Bosnjë-Hercegovinë.

“Kur është fjala për hekurudhën, gjatësia e tij nëpër BiH është rreth 12 kilometra, dhe stacioni Strpci që ndodhet atje. Serbia po kërkon që të gjithë territorin e linjës hekurudhore të jetë në pronësi të saj, por sipas informatave jozyrtare nuk ofron asnjë territor në këmbim të asaj pjese,” shkruan gazeta.

Gjatë një konference shtypi pas takimit të tij me Dodik në Beograd të dielën, Vuçiq tha se ai do të “bëj çmos” për të siguruar negociata konstruktive dhe një kompromis për “të mos dëmtuar  interesat e Serbisë por dhe popujve të tjerë.”/Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?