Senatori republikan godet keq Trumpin, thotë se është tepër i…

Senatori republikan nga Tennessee, Bob Corker, e ka kritikuar ashpër presidentin amerikan, Donald Trump, duke e quajtur njeri tepër të pasinqertë, pasi dy republikanët shkëmbyen ofendime në rrjetin social Twitter. Corker e ka akuzuar presidentin se ka gënjyer në një seri intervistash televizive, duke shtuar se Trump e ka poshtëruar SHBA-në dhe e ka dobësuar […]
Corker e ka akuzuar presidentin se ka gënjyer në një seri intervistash televizive, duke shtuar se Trump e ka poshtëruar SHBA-në dhe e ka dobësuar pozitën e saj në botë.
Por, Trump iu përgjigj atij në Twitter, duke e quajtur person të parëndësishëm i cili nuk ka mundur të rizgjidhet.
Të dy pritet të takohen në një drekë zyrtare në Senat sot pasdite.
“Ai me qëllim po i prishë marrëdhëniet që i kemi nëpër botë, të cilat kanë qenë të dobishme për vendin tonë”, ka thënë Corker për CNN, pas tri statuseve të Trumpit në Twitter.












