Selimi: Kjo është arsyeja pse Lista Serbe fitoi 10 komuna

Zgjedhjet e 22 tetorit kanë rezultuar të suksesshme për Listën Serbe, kjo pasiqë 10 nga 38 komuna që ka Kosova do të udhëhiqen nga kjo parti. Ndërkohë që për këtë fitore të madhe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje konsideron se fajtore janë qeveria e Beogradit dhe ajo e Prishtinës. Rexhep Selimi ka thënë për Indeksonline se […]
Ndërkohë që për këtë fitore të madhe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje konsideron se fajtore janë qeveria e Beogradit dhe ajo e Prishtinës.
Rexhep Selimi ka thënë për Indeksonline se Lista Serbe po rritet e po fuqizohet si në Prishtinë ashtu edhe në Bruksel.
“Fuqia e Listës Serbe nuk po rritet si pasojë e mbështetjes qytetare, por këtë fuqi ia kanë dhënë ata që e kanë formuar në Bruksel dhe ata që po e mbajnë këtu në pushtet. Edhe në Brusel por edhe në Prishtinë, Lista Serbe po rritet e po fuqizohet me mbështetjen e dy qeverive, asaj të Beogradit dhe asaj të Prishtinë”, ka theksuar ai.












