Sejdiu tregon pse nuk e votoi Ramush Haradinajn për kryeministër

Ish nënkryetari i AKR-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, në emisionin Personale të TV Dukagjinit ka folur në detaje për dorëheqjen nga partia e Pacollit dhe për mosvotimin e qeverisë Haradinaj. Sejdiu ka thënë se nuk ka asgjë personale më Haradinajn por janë disa parime mbi të cilat nuk ka mundur të kalojë. ”Unë […]
Sejdiu ka thënë se nuk ka asgjë personale më Haradinajn por janë disa parime mbi të cilat nuk ka mundur të kalojë.
”Unë prej fillimit kam thënë se strukturën e PAN-it nuk do ta votoj. Nuk besoj në një qeveri që e lë shumicën shqiptare në opozitë”, ka thënë ai.
Në këtë emision, Sejdiu që është avokat me profesion, ka folur edhe për të ardhmen e tij politike, si dhe për dallimet mes sistemit amerikan dhe atij kosovarë të drejtësisë.












