Sami Kurteshi tregon pritjet e tij për balotazhin në Gjilan

Sami Kurteshi tregon pritjet e tij për balotazhin në Gjilan

Si shumica e komunave të mëdha edhe Gjilani do të shkojë në balotazh. E në garë do të jenë, Lutfi Haziri nga LDK dhe Sami Kurteshi nga Vetëvendosje. Lidhja Demokratike e Kosovës po prin para VV-së, me rreth 15 për qind, shkruan Periskopi. Kandidati i VV-së, Sami Kurteshi, ka thënë për Periskopin se një rol […]

Si shumica e komunave të mëdha edhe Gjilani do të shkojë në balotazh. E në garë do të jenë, Lutfi Haziri nga LDK dhe Sami Kurteshi nga Vetëvendosje. Lidhja Demokratike e Kosovës po prin para VV-së, me rreth 15 për qind, shkruan Periskopi.

Kandidati i VV-së, Sami Kurteshi, ka thënë për Periskopin se një rol të madh në fitoren e Hazirit kanë luajtur edhe metodat që ai dhe subjekti i tij kanë përdorur që, sipas tij, janë shantazhi, mashtrimi e  punët që janë bërë së fundi sa për t’u dukur që në atë Komunë është duke u punuar.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një rritje 100 për qind, ndërsa ka thënë se i pret një balotazh jo i lehtë.

“Neve na pret një balotazh relativisht i vështirë me LDK, e cila është diku rreth 15-16 për qind para neve. Ne mendojmë se kemi pasur rritje 100 për qind por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për fitore, por megjithatë mendojmë që në balotazh do të arrijmë ta fitojmë Komunën”, u shpreh Kurteshi për Periskopin.

Kurteshi shpreson edhe në përkrahjen e partive të tjera në Gjilan, por se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim se a do t’u bëhet ftesë zyrtare për t’i mbështetur në balotazh.

“Shumica e subjekteve në Gjilan nuk kanë qenë të kënaqura fare me keqqeverisjen e LDK-së dhe Lutfi Hazirit, dhe mendoj që edhe ata janë të gatshëm me bashkëpunu me Vetëvendosjen si forca e dytë që me e largu këtë qeverisje”, ka thënë ai. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?