Sami Kurteshi prezanton 20 zotimet e Vetëvendosjes për Gjilanin

Sami Kurteshi prezanton 20 zotimet e Vetëvendosjes për Gjilanin

Komuna e Gjilanit ballafaqohet me probleme të shumta, por disa nga to duan zgjidhje urgjente. Kandidati për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, me ekipin e tij, është foksuar te problemet që kërkojnë zgjidhje më të shpejtë, dhe për këtë sot paraqiti 20 zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këtë komunë. Këto zotime burojnë nga hulumtimi paraprak […]

Gjatë prezantimit të këtyre zotimeve gjatë ditës së sotme, Sami Kurteshi tha se tërësia e problemeve të Gjilanit është përtej asaj çka ofrohet si zgjidhje brenda këtyre 20 zotimeve. Por, ai shtoi se zotimet janë përpiluar në përputhje me nevojat më prioritare të qytetarit të Gjilanit.

Kurteshi tha se me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, do të realizohohen të gjitha këto zotime, pasi që VETËVENDOSJE! e ka vullnetin, dijen dhe guximin për ta sjellur ndryshimin që ia kthen gjilanasve dinjitetin.

20 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Gjilanit:

1. Kthimi i dinjitetit të nëpërkëmbur të qytetarit nga keqqeverisja shumëvjeçare përmes fuqizimit të rolit në vendimmarrjen publike, përmes pjesëmarrjes së komunitetit në projektet komunale si kusht i domosdoshëm, duke funksionalizuar bashkësitë lokale si dhe riorganizimit të këshillave të lagjeve dhe ndërtesave.

2. Plan aksional për vlerësimin e nevojave reale përmes diskutimeve publike dhe në bashkëpunim me komunitetin, për ndërtimin e çerdheve dhe institucioneve parashkollore. Në komunën e Gjilanit së paku do të dyfishohet numri i çerdheve dhe institucioneve parashkollore.

3. Shujta falas për nxënëset/it e klasave të ulëta 1-5 dhe shërbime të rregullta mjekësore dhe stomatologjike në shkolla me qëllime parandaluese dhe ndërgjegjësimi të fëmijëve.

4. Sigurimi i infrastrukturës bazike të shkollave, i hapësirave të reja, heqja e ndërrimit të tretë e kthimi i orës së mësimit në 45 minuta, rregullimi e pajisja e kabineteve, sigurimi i mjeteve të konkretizimit, pajisja me biblioteka e kënde të leximit, si dhe përkrahja e mësimdhënësve për ngritje të vazhdueshme profesionale.

5.  Revitalizimi dhe ndërtimi i Qendrave të Mjekësisë Familjare ku mungojnë, dërgimi i mjekut dhe personelit ndihmës sipas nevojave, me orar të rregullt pune në të gjitha Qendrat dhe ambulancat, shërbime të patronazhit me ekip mobil të personelit mjekësor për vizita për pacientët me nevoja të veçanta nëpër shtëpitë e tyre dhe ndërtimi i pjerrinave në institucionet publike për persona me nevoja të veçanta.

6.  Stabilizimi i Teatrit të qytetit me aktorë rezidentë, depolitizimi dhe mbështetja konkrete institucionale, revitalizimi apo rindërtimi i shtëpisë së kulturës në të gjitha vendbanimet ku ato ekzistojnë dhe ndërtimi në vendbanime të mëdha, përkrahja e shoqërive kulturo-artistike, e krijuesve artistikë e kulturorë, dhe OJQ-ve, përmes projekteve dhe subvencioneve komunale.

7.  Revitalizimi dhe, aty ku është e mundshme dhe e nevojshme, ndërtimi i fushave, këndeve rekreative-sportive, sallave rekreative në qytet dhe vendbanime rurale.

8.  Hulumtimi i nevojave dhe studimi i fizibilitetit për  transportin publik urban, krijimi i kompanisë të trafikut urban për komunën e Gjilanit sipas nevojave reale, me sistem të linjave të rregullta dhe sistem të integruar të pagesave, që mbulon të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunës së Gjilanit, me çmime të përballueshme për pensionistë, raste sociale dhe grupe të tjera me gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike.

9.  Hartimi i planit të mobilitetit urban, me rregullim të nyjeve të trafikut në qytet, rregullimit dhe kufizimit të qarkullimit të makinave në qendër të qytetit, duke ofruar alternativa motivuese, përmes riorientimit të trafikut dhe organizimi i parkingut publik në qendër dhe periferi të qytetit, me qasje të lehtësuar në qendër të qytetit.

10.  Lidhja e të gjitha vendbanimeve të komunës me rrugë të rregulluara dhe të mirëmbajtura në të gjitha stinët e vitit, revitalizimi i shenjëzimit horizontal dhe vertikal të trafikut rrugor dhe i ndriçimit publik në qytet dhe vendbanime në komunë.

11.  Ndërtimi i  pastruesve (impianteve) të ujërave të zeza dhe sanimi i gjendjes në rrjedhat e Mirushës dhe Stanishorka, si dhe në vendbanimet e prekura nga ndotja e rrjedhave me ujëra të zeza në komunë, duke ndarë dhe rregulluar kanalizimin e ujërave nga të reshurat atmosferike në qytet, dhe njëkohësisht mbrojtja nga ndotja e rregullimi i rrjedhave të lumenjve, ambientit, pyjeve dhe tokës së punueshme në komunën e Gjilanit.

12.  Drejtoria për bujqësi në komunën e Gjilanit do të jetë për fermerët, pranë fermerëve dhe në shërbim të fermerëve, motivimi i prodhuesve  bujqësor me subvencione për përpunimin dhe ruajtjen e prodhimeve bujqësore,  lidhja e institucioneve lokale me prodhuesit vendorë dhe ndërtimi i tregut të prodhimeve bujqësore.

13. Përfundimi i procesit të legalizimit të ndërtimeve, i planeve rregullative urbane, dhe ndalja e ndërtimeve pa leje.

14. Programi për qasje në institucionet publike për personat me aftësi të kufizuara dhe integrimi i tyre, kujdesi institucional për familjet e kategorive të dala nga lufta, i rasteve të rënda sociale dhe grupet e margjinalizuara, programi për përkujdesje shoqërore e mjekësore për personat e moshuar pa përkujdesje familjare e shoqërore dhe i personave me aftësi e nevoja të veçanta.

15.  Transparencë për të gjitha veprimet e administratës publike komunale, për projektet me ndikim financiar, ekonomik e shoqëror, për të gjitha shpenzimet komunale, duke i vënë nën monitorim elektronik dhe duke i bërë publike në kohë reale dhe në vend publik. Prokurimi do të bëhet sipas modelit të transparencës radikale, e-prokurimi.

16.  Përgjigje brenda afatit ligjor për të gjitha kërkesat dhe çështjet administrative, qasje e papengueshme në dokumentet publike, dhe punësim i bazuar në meritën profesionale, sipas modelit të anonimitetit që është provuar në shtetet e Bashkimit Evropian. Veçanërisht proces i hapur i konkurrimit, rekrutim sipas kritereve dhe rezultateve në punësimin e mësimdhënësve për të gjitha nivelet e shkollimit.

17. Rritja e efiçiencës dhe efikasitetit të administratës komunale në ofrimin e shërbimeve publike, përmes lehtësimit dhe thjeshtëzimit të procedurave administrative, me kujdes të veçantë në periudhën e ardhjes së mërgimtarëve.

18.  Vlerësimi i gjendjes aktuale dhe i humbjeve në ujësjellës, identifikimi i problemeve dhe nevojave në komunë, revitalizimi dhe, ku është i nevojshëm, ndërtimi dhe zhvillimi infrastrukturës për ujë të pijshëm në komunën e Gjilanit.

19.  Hulumtimi, identifikimi dhe regjistrimi i të gjitha pasurive publike komunale dhe shfrytëzimi i tyre për rritjen e mirëqenies së qytetarëve përmes rritjes së të hyrave komunale nga burimet e shumta publike. Trajtimi i  uzurpimeve të pronës publike dhe identifikimi i hapësirës publike të përshtatshme për varrezat e qytetit.

20. Bashkëpunimi ndërkomunal me komunat fqinje për probleme të përbashkëta për zbutjen e pasojave të rënda të procesit të decentralizimit etnik dhe bashkëpunimi ndërkufitar me komunat shqiptare, si dhe përkujdesje e veçantë për të gjithë të zhvendosurit dhe të dëbuarit nga trojet e tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?