Saimir Tahiri sërish në Prokurori

Saimir Tahiri sërish në Prokurori

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të thërrasë për ta pyetur përsëri Saimir Tahirin në lidhje me akuzat të cilat rëndojnë mbi të. Burime nga grupi hetimor thanë për “Tv Klan” se janë edhe disa episode të tjera të cilat ish-ministrit duhet të sqarojë në lidhje me përmendjen e emrit të tij në përgjimet e […]

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të thërrasë për ta pyetur përsëri Saimir Tahirin në lidhje me akuzat të cilat rëndojnë mbi të.

Burime nga grupi hetimor thanë për “Tv Klan” se janë edhe disa episode të tjera të cilat ish-ministrit duhet të sqarojë në lidhje me përmendjen e emrit të tij në përgjimet e prokurorisë italiane për llogari të dosjes “Habilaj”.

Të premten ai u paraqit në organin e akuzës, me kërkesë të tij.

Për 2 orë e 30 minuta ish -ministri qëndroi përballë prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi duke sqaruar pozicionin e tij në këtë çështje.

Ai i mohoi akuzat se ka ndihmuar grupin e Habilajve në trafikun e kanabisit dhe hodhi poshtë akuzën për korrupsion.

Grupi hetimor që ka në dorë këtë dosje është duke kryer disa veprime të tjera në funksion të kësaj çështje.

Janë duke u mbajtur kontakte të vazhdueshme me Prokurorinë e Katanias dhe Antimafian, të cilat dokumentuan veprimtarinë e Habilajve. Në ditët në vijim një grup prokurorësh pritet të udhetojnë drejt Italisë për këtë dosje. Megjithatë Krimet e Rënda nuk kanë vëtëm këtë çështje për trafikun e kanabisit me Italianë. Mes Prokurorisë dhe Antimafias italiane janë ngritur disa grupe hetimore të përbashkëta qe po hetojnë disa banda të trafikut të kanabisit. /Tv Klan

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?