Saimir Tahiri publikon një dokument që mund të ndryshojë gjithçka (Detaje)

Saimir Tahiri publikon një dokument që mund të ndryshojë gjithçka (Detaje)

Ish ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka dalë më nje dokument të Prokurorisë së Katanjës, sipas të cilit, emri i tij nuk figuron askund si i dyshuar për lidhje me grupin e trafikantëve të drogës. Tahiri tha se ai është i interesuar të dalë e vërteta për rastin e tij, siç tha dhe […]

Ish ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka dalë më nje dokument të Prokurorisë së Katanjës, sipas të cilit, emri i tij nuk figuron askund si i dyshuar për lidhje me grupin e trafikantëve të drogës.

Tahiri tha se ai është i interesuar të dalë e vërteta për rastin e tij, siç tha dhe ‘ta paguajë me çdo çmim’, shkruan Periskopi.

“Ekzemplarët më të fortë se si në këtë vend mund të bësh para duke shitur moral politik. Me politikë të mbrapshtë, me politikë të pistë. Të gjithë këtyre mund të ju them rrini pa merak. Nëse ka një dritare sado të vogël prej të cilës mund të dalë e vërteta, unë do dal që aty dhe do ia them botës me zë shumë të lartë dhe jo më fjalë as me llafe as me thashetheheme, vetëm me prova. Për mua sot nuk ka rëndësi asnjë debat politik, por vetëm e vërteta dhe e drejta ime”, ka thënë Tahiri, shkruan Periskopi.

“Për çmimin e të vërtetës jam i gatshëm të paguaj gjithçka nga vetja ime. As nuk dua t’ma fali askush të vërtetën. Unë jam një qytetar pa asnjë lloj pushteti dhe si i tillë brenda 48 orëve sigurova një dokument nga policia e Katanjës dhe thotë se Saimir Bashkim Tahiri, nuk rezulton sot dhe më herët as edhe një datë të ketë pasur ndonjë proces ndaj ti”, ka thënë Tahiri.

“Prokuroria e Katanjës që ka hetuar 4 vjet këtë grupin kriminal që sipas policisë shqiptare bëj pjesë unë, nuk ka gjetur asnjë çast një fakt që do të çonte në ndonjë hetim për mua”, tha ai.

Tahiri më pas ka pasur një sërë pyetjesh ndaj Policisë dhe Prokurorisë shqiptare, të cilët sipas tij, nuk kanë marrë mundin të kërkojnë një dokument të tillë nga organet e drejtësisë italiane, por vetëm kanë kërkuar arrestimin e tij.

“Kur është kështu, kur thotë Prokuroria e Katanjës, si ka mundësi që Prokuroria jonë brenda 48 orëve kërkoi dhe kërkon arrestimin tim? Ata i thanë publikut shqiptar se prisnin letra nga Italia, u them edhe unë që pres ato letra me padurim. Po kaq vështirë e kishin organet tona të merrnin këtë dokument që mora unë për 48 orë. Kuptoni që në ato përgjime flitet për një Saimir që ka kamiona, që merret me linja kamionash me thasë droge, kaq e vështirë është të provohet a isha unë ai Saimiri, edhe bosi edhe shefi i drogës edhe hamballi i drogës”, ka thënë Tahiri/Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?