Sa paguhet për një mbrëmje live? Gena i përgjigjet pyetjes që i bëjnë të gjithë

Sa paguhet për një mbrëmje live? Gena i përgjigjet pyetjes që i bëjnë të gjithë

Të gjithë ne e njohim si Gena, por ky është vetëm emri artistik i këngëtarit të njohur korçar. Briken Lito është një prej më të paguarve në tregun muzikor dhe ky lajm nuk është më i ri. Mes shumë emrave të njohur që vazhdojnë të jenë aktivë me koncerte, mbrëmje live apo darka familjare, është […]

Të gjithë ne e njohim si Gena, por ky është vetëm emri artistik i këngëtarit të njohur korçar. Briken Lito është një prej më të paguarve në tregun muzikor dhe ky lajm nuk është më i ri. Mes shumë emrave të njohur që vazhdojnë të jenë aktivë me koncerte, mbrëmje live apo darka familjare, është edhe Gena. Por nëse bëhet fjalë për çmime, natyrisht, ai nuk mund të jetë njëlloj me këngëtarët e tjerë.

Megjithatë, edhe pse nuk përmend shifër konkrete, Gena, në një intervistë për “Pasdite në Top Channel”, pranon se është ndër këngëtarët që paguhen mirë. Madje, thotë ai, kjo është ndoshta pyetja që njerëzit i bëjnë më shpesh, “Sa paguhesh?”:

Por sa është çmimi me të cilin paguhet Gena, nëse këndon në një lokal live, në një koncert apo festa familjare? Për këtë, Gena, natyrisht, nuk bën publike një shifër, por pranon se është i kënaqur me çmimin që i ka vendosur publiku: “Çdo artist që është sot ndër më të kërkuarit në tregun muzikor nuk e bën publik çmimin. Unë mund të di sa paguan një lokal, por edhe çmimi vendoset në bazë të asaj që jep për publikun. Po nuk dhe, nuk merr. Mendoj se sa më shumë t’i japësh publikut, aq më shumë do të paguhesh…”, – thotë Gena. Dhe meqë këngëtarit i ka dalë nami se krijon shumë atmosferë dhe për shumë orë në mbrëmjet live, natyrisht edhe vlera me të cilën shpërblehet është e lartë.

Por sa mund të jetë shifra për një natë live? Shumëëë…

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya