Rusia tregon ‘dhëmbët’, teston raketën bërthamore (Video/Foto)

Sipas doktrinës ushtarake të Rusisë, Moska rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore në rast të një sulmi bërthamor kundrejt këtij vendi, si dhe një akt agresioni me përdorimin e armëve konvencionale. Rusia zhvilloi të enjten stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë për të provuar gatishmërinë luftarake të testeve të saj bërthamore, tha Ministria […]
Rusia zhvilloi të enjten stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë për të provuar gatishmërinë luftarake të testeve të saj bërthamore, tha Ministria e Mbrojtjes, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
#ПроверкаСЯС Сегодня в соответствии с Планом подготовки ВС #РФ проведена тренировка по управлению СЯС России https://t.co/v8FajyvxX2 pic.twitter.com/m6aX8m4SdF
— Минобороны России (@mod_russia) October 26, 2017
#Russian_Armed_Forces held Strategic #Nuclear_Forces control training https://t.co/v8FajyvxX2 pic.twitter.com/TCPw5p4zF0
— Минобороны России (@mod_russia) October 26, 2017
“Ushtrimet përfshinin stërvitje praktike të personelit të qendrave komanduese dhe kontrolluese të forcave raketore strategjike ruse, ekuipazhin e nëndetëseve bërthamore në shërbim me flotat e Veriut dhe Paqësorit, si dhe bombarduesit strategjikë me rreze të gjatë”, tha ministria në një deklaratë.
Sipas deklaratës, sulmuesit Tu-160, Tu-95MS dhe Tu-22M3 kryen nisjen e raketave të lundrimit kundër objektivave e testimit Kura, Pemboy dhe Terekta, ndërsa raketa bërthamore e Flotës Paqësore gjuajti me dy raketa balistike nga deti i Okhotskit në një cak në rajonin e Chizha (rajoni i Arkhangelsk).
Ndërkohë, forcat raketore strategjike ruse nisën raketën balistike të Topolit nga qendra e hapësirës Plesetsk në një objektiv në rangun e Kuras.
“Qëllimet e stërvitjeve ushtarake u arritën me sukses pasi të gjitha objektivat e përcaktuara u shkatërruan”, përfundoi ministria./Periskopi/












