“Rusia nuk ka frikë ndaj sanksioneve të SHBA’së”, thotë ambasadori rus

Rusia ‘nuk ka frikë’ ndaj sanksioneve të SHBA’së gjithashtu kërkon fundin e konfliktit, sipas ambasadorit të Rusisë në SHBA. Rusia beson se sanksionet e SHBA’së mbi Rusinë do të “dështojnë sigurisht” dhe po parashikon një kohë kur Uashingtoni zgjedh bashkëpunimin mbi konfrontimin për të luftuar kërcënimet e përbashkëta, tha të premten ambasadori rus në SHBA […]
Rusia beson se sanksionet e SHBA’së mbi Rusinë do të “dështojnë sigurisht” dhe po parashikon një kohë kur Uashingtoni zgjedh bashkëpunimin mbi konfrontimin për të luftuar kërcënimet e përbashkëta, tha të premten ambasadori rus në SHBA Anatoli Antonov, raporton “Russia Today”, transmeton Periskopi.
“Të gjitha përpjekjet për të përdorur sanksione kundër Rusisë, kundër Presidentit tonë, sigurisht që janë të destinuara të dështojnë. Ne nuk kemi frikë nga sanksionet, ne do të mbijetojmë”, tha Antonov në një konferencë rinore në Nju Jork të premten.
“Por bindja ime e fortë është që ne bashkë me amerikanët nëse veprojmë së bashku mund të kapërcejmë çdo armik”, shtoi ai.
Ai shtoi se vendimi për t’i dhënë fund konfliktit midis dy kombeve varet nga “vullneti politik” i amerikanëve./Periskopi/












