Rritet çmimi i bukës, rrymës dhe duhanit

Rritet çmimi i bukës, rrymës dhe duhanit

Janë rritur çmimet e bukëve dhe rrymës në Kosovë krahasuar me një vit më parë, tregojnë statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas raportit të publikuar ditë më parë nga ASK me titull “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit”, thekson se çmimi i bukës në Kosovës është rritur me një […]

Janë rritur çmimet e bukëve dhe rrymës në Kosovë krahasuar me një vit më parë, tregojnë statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas raportit të publikuar ditë më parë nga ASK me titull “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit”, thekson se çmimi i bukës në Kosovës është rritur me një (1) për qind, krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu, sipas ASK-së, ngritje të çmimit ka pasur edhe energjia elektrike. Tarifa e rrymës në Kosovë është rritur drastikisht për 27 për qind, krahasuar nga shtatori i vitit të kaluar, raporton Insajderi.

“Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: buka dhe drithërat (1,0%), mishi (1,1%), vajërat dhe yndyrat (3,5%), pemët (6,0%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (4,5%), kafja, çaji dhe kakao (9,5%), duhani (7,4%), këpucët (4,0%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (17,1%)”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK.

Ndërkaq, zbritje të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar, ka pasur në blerjen e makinave – për 1.7 për qind – dhe në produktet e bylmetit.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0,1% në muajin shtator 2017 krahasuar me muajin gusht 2017. Shkalla e inflacionit e matur në muajin shtator 2017 me muajin shtator 2016 ishte 1,7%.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?