Telashet me tender, rrezikohet furnizimi me material për zgjedhjet e 22 tetorit

Telashet me tender, rrezikohet furnizimi me material për zgjedhjet e 22 tetorit

  Në prag të zgjedhjeve lokale është anuluar një tender në lidhje me materialin administrativ të pakove të vendvotimit. Tenderi për furnizim me material administrativ për pakot e vendvotimeve për zgjedhjet lokale 2017 duhet të rinisë nga e para. Gjykata e tenderëve vendosi kësisoj pasi për këtë aktivitet të prokurimit pati ankesa për parregullsi. Kompania […]

 

Në prag të zgjedhjeve lokale është anuluar një tender në lidhje me materialin administrativ të pakove të vendvotimit.

Tenderi për furnizim me material administrativ për pakot e vendvotimeve për zgjedhjet lokale 2017 duhet të rinisë nga e para.

Gjykata e tenderëve vendosi kësisoj pasi për këtë aktivitet të prokurimit pati ankesa për parregullsi.

Kompania ankuese “Infinit” Sh. P. K. kërkoi rishqyrtim të tenderit nga Sekretariati i Komisionit Qendror të Zjedhjeve, e kur kjo nuk ndodhi, kompania u ankua në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Sekretariati i KQZ-së për mosshqyrtimin e kërkesës së kompanisë “Infinit” u arsyetua me fjalët se kjo kërkesë nuk ishte shfaqur në sistemin e prokurimit elektronik, ku u zhvilluan procedurat për këtë tender.

Por OshP-ja vendosi për ritenderim të këtij aktiviteti të prokurimit, duke konstatuar se Sekretariati i KQZ-së veproi në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik.
Njoftimi për kontratë i KQZ-së për tenderin “Furnizim me Material Administrativ për Pakot e Vendvotimeve për Zgjedhjet Lokale 2017” u publiku më 17 korrik.

Në seancën e mbajtur në Organin Shqyrtues të Prokurimit kompania që u ankua- “Infinit” Sh. P. K. U pajtua dhe e konsideroi objektiv vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

“Pajtohet plotësisht me konstatimet ligjore të ekspertit shqyrtues duke e konsideruar raportin e ekspertizës objektiv, profesional dhe ligjor”, thuet në vendimin e OshP-së.
Gjykata e tenderëve më tutje në vendim e konsideron shkelje të rëndë të Sekretariatit të KQZ-së mosshqyrtimin e ankesës së “Infinitit”.

“Autoriteti kontraktues gjatë zhvillimit të këtij nuk ka respektuar nenin 6, 7, 28, 59, të LPP-së, e sidomos shkelje e rëndë konstatojmë mos shqyrtimin e kërkesës për rishqyrtim lidhur me specifikat teknike e parashtruar nga operatori ekonomik ‘Infinit’ konform afateve ligjore sipas nenit 108/A të LPP-së, 5 ditë para dorëzimit të ofertave”, arsyetohet vendimi.

Pastaj në vendim tregohet se “Infinit” Sh.P.K. ka kërkuar ritenderim në lidhje me materiain zgjedhor.

Në seancë përfaqësuesi i Sekretariatit të KQZ-së nuk u pajtua me mendimin e ekspertit shqyrtues të OshP-së, ndërsa tregoi se operatorit “Infinit” i është bërë e qartë që kërkesën ta dërgojë në sistemin elektronik të prokurimit.

“Operatorit ekonomik ankues ‘Infinit’ i është kthyer përgjigje nga autoriteti kontraktues më 03.08.2017 ku thuhet se ‘i nderuar çdo kërkesë dërgohet përmes E-prokurimit për sqarime, në mënyrë që t’u kthehet përgjigja të gjithë operatorëve ekonomikë të cilët kanë tërhequr dosjen përmes e-prokurimit”, vijon përshkrimi në vendimin e OShP-së i asaj që ndodhi në seancë.

Përfaqësuesi i Sekretariatit të KQZ-së pastaj sqaroi se operatori “Infinit” i kishte njoftuar më 7 gusht se e ka dërguar kërkesën në prokurimin elektronik, por përsëri ajo nuk ishte shfaqur në e-prokurim.

“Në këtë rast nuk kemi marrë kërkesë për sqarime përmes e-prokurimit dhe kemi vazhduar procedurat si në vijim. Mendoj se si deri tani çdo operator ekonomik i interesuar që ka bërë pyetje përmes e-prokurimit i kemi kthyer gjithmonë sqarime”, tha përfaqësuesi i Sekretariatit të KQZ-së, duke kërkuar që OShP-ja ta hedhë poshtë ankesën dhe ta lejojë sekretariatin të vazhdojë procedurat.

Eksperti shqyrtues i ankësës së kompanisë “Infinit” tha se aktiviteti i prokurimit për materialet zgjedhore është dashur të pezullohej.

“Rekomandimi është për këtë aktivitet që të anulohet dhe të ritenderohet për arsye se operatori ekonomik ankues nuk ka mundur të ofertojë në këtë tender dhe t’i jepet rasti për ofertim, pasi autoriteti kontraktues nuk e ka shqyrtuar kërkesën për rishqyrtim[të tenderit]”, tha eksperti shqyrtues.

Në fund paneli i gjykatës së tenderëve vendosi që ta anulojë aktivitetin e prokurimit të Sekretariatit të KQZ-së.

“Paneli shqyrtues vlerëson se autoriteti kontraktues- SKQZ procedurën për aktivitetin e prokurimit: ‘Furnizim me Material Administrativ për Pakot e Vendvotimeve për Zgjedhjet Lokale 2017, nr. prokurimi: 320-17-054-121, duhet të anulojë dhe t’u mundësojë të gjithë operatorëve ekonomikë pjesëmarrjen në këtë aktivitet të prokurimit”, thuhet në vendimin e OShP-së.

Sekretariati i KQZ-së duke respektuar vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit e ka anuluar pastaj këtë aktivitet.

Gazeta Jeta në Kosovë ka dërguar pyetje për të mësuar më shumë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit dhe hapat që do të ndërmarrë Sekretariati i KQZ-së për të realizuar këtë furnizim pasi dita e zgjedhjeve po afrohet, por ende nuk ka marrë përgjigje.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?