Rrëfimi i dashnores për lidhjen me këngëtarin: Bota m’u përmbys kur gruaja e tij e mori vesh

Rrëfimi i dashnores për lidhjen me këngëtarin: Bota m’u përmbys kur gruaja e tij e mori vesh

E paragjykuar, e vetmuar dhe me një vajzë 3-vjeçare të cilën nuk do ta braktisë në jetimore, një 29-vjeçare nga një qytet i Jugut ka marrë guximin dhe ka bërë publike historinë e saj me një burrë të martuar, këngëtar të muzikës popullore. Ajo pretendon se është përdhunuar nga ai, baba me tre fëmijëve e […]

E paragjykuar, e vetmuar dhe me një vajzë 3-vjeçare të cilën nuk do ta braktisë në jetimore, një 29-vjeçare nga një qytet i Jugut ka marrë guximin dhe ka bërë publike historinë e saj me një burrë të martuar, këngëtar të muzikës popullore.

Ajo pretendon se është përdhunuar nga ai, baba me tre fëmijëve e më pas ka sjellë në jetë vajzën. Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, ajo tregoi gjithë vuajtjet që ka përjetuar, pasi bashkëshortja e këngëtarit, të cilën e kishte shoqe, mori vesh historinë.

Si është historia jote?

Vajza: Vij nga një qytet i Jugut, kam qenë e martuar dhe jam ndarë jo për këtë arsye por nuk na puqeshin karakteret. Ndarja nga bashkëshorti bëri që familja të mos më pranononte më në shtëpi.

Sa jetove vetëm?

Jetova për 5 vjet isha në rregull, kisha punë

Arrite të krijoje lidhje afatshkurtra?

Jo, absolutisht

Cfarë ndodhi më pas?

Shkova me qëra në shtëpinë e zotërisë për të cilin këmi ardhur sot këtu…pastaj e ndryshova, ai filloi të më merrte në telefon me shante me llafe nga më të ndryshmet…pastaj erdhi vajza ime..

Pse ike ti nga banesa e tij që e jepte me qira?

Sepse ata donin të fusnin më shumë persona

Si lindën shkëmbimet e mesazheve me pronarin e banesës? Si lindi lidhja juaj?

Filloi me shkëmbimin e mesazheve…ishte ai këmbëngulësi

 E dije ti që kishte familje ai?

E dija por ishte ai këmbëngulësi, është e vështirë ta shpjegoj…

Ti hyre në familjen e tij, e njihje edhe gruan?

Po, kisha miqësi me gruan e tij, nuk kisha shpresa as tek ai se më donte dhe e doja. Është diçka që s’ja vlen më ta diskutoj, se është pak e rëndë. Unë duhet të bëja veprimet e duhura që në fillim. Jam penduar vetëm se nuk tregova çfarë ndodhi. Këtu kam ardhur vetëm për vajzën.

Po më pas?

U izolova, i bija celularit të tij, i thashë se kisha lindur, i thashë do vish ti këtu apo të vi unë bashkë me vajzën në shtëpinë tënde? Ai erdhi dhe më dha paratë

Po pastaj?

Unë hyra në banesën e tij, me dëshirën e tij. Më prezantoi si shoqe… por pastaj gjërat…

Si e mori vesh bashkëshortja e tij?

Ajo më ftoi për kafe, kur e mori vesh, më kërkoi që vajzën ta çoja në jetimore se nuk të shikoj dot të vuash… Asaj i kërkoj të falur vetëm se nuk i thashë çfarë ndodhi atë natë kur ne të dy ishim të pirë. Ai më bënte presion pastaj, dhe nuk ia tregova kurrë.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya