Rezultatet preliminare: 19 komuna të Kosovës shkojnë në balotazh

Rezultatet preliminare: 19 komuna të Kosovës shkojnë në balotazh

Dje qytetarët e Kosovës u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kështu pushtet lokale. Në zgjedhjet për kryetar të komunave dhe asamblistë të kuvendeve komunale sipas Komisionit Qendror Zgjedhor kanë marrë pjesë rreth 43. 68 përqind e votuesve në gjithsejtë 2505 vendvotime. Nga rezultatet e deritanishme,  nga 38 komuna në balotazh shkojnë : […]

Në zgjedhjet për kryetar të komunave dhe asamblistë të kuvendeve komunale sipas Komisionit Qendror Zgjedhor kanë marrë pjesë rreth 43. 68 përqind e votuesve në gjithsejtë 2505 vendvotime.

Nga rezultatet e deritanishme,  nga 38 komuna në balotazh shkojnë : Prishtina, Gjakova, Gjilani, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Ferizaj, Istogu, Obiliqi, Podujeva, Klina, Kaçaniku, Rahoveci, Shtimja, Suhareka, Vushtrria, Malisheva dhe Kllokoti.

Ndërsa komunat në të cilat tashmë është i qartë rezultati që në rrethin e parë të votimit janë:

Peja, Deçani, Fushë Kosova. Skenderaj, Drenas, Hani i Elezit, Mitrovica e Veriut, Leposaviçi, Lipjani, Novobërda, Shtërpca, Vitia,  Zubin Potoku, Zveçani, Juniku, Ranillugu, Graçanica, Parteshi dhe Mamusha.

Kujtojmë se për komunën e Prishtinës në  rrethin e dytë zgjedhor përballen kandidati i VV-së Shpend Ahmeti dhe ai i LDK-së Arban Abrashi.

Në Gjakovë kandidatja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila dhe kandidati i AAK-së Ardian Gjini. Në Gjilan Lutfi Haziri i LDK-së me Sami Kurteshin e Vetëvendosjes.

Valdete Idrizi nga PDK shkon në balotazh me Agim Bahtirin e AKR-së, derisa në Prizren gara do të zhvillohet në mes Shaqir Totajt të PDK-së dhe Mytaher Haskukës nga VV.

Në Ferizaj balotazh do të ketë në mes Agim Aliut të PDK-së dhe Muharrem Sfarqës së LDK-së.

Edhe komuna e Istogut do të shkojë në balotazh ku gara do të zhvillohet në mes Haki Rugovës së LDK-së dhe Gani Dreshajt të AAK-së.

Në Obiliq, Xhafer Gashi nga AAK dhe Mehmet Krasniqi nga LDK, ndërsa në Klinë Besim Hoti nga LDK dhe Zenun Elezaj nga AAK. Podujevë: Agim Veliu nga LDK dhe Ajet Potetra nga LVV, ndërsa në Kaçanik Besim Ilazi nga PDK dhe Basri Kodra LVV.

Në Kamenicë garojnë  Qëndron Kastarati nga LVV dhe Shaip Surdulli nga LDK, ndërsa në Shtime: Naim Ismajli nga PDK dhe Fatmir Rashiti kandidat i pavarur.

Në Rahovec do të përballen në raundin e dytë zgjedhor do të përballen  Smajl Latifi nga AAK dhe Ibrahim Kryeziu nga LDK , derisa në Suharekë Bali Muahrremaj nga AAK dhe Sali Asllanaj nga LDK.

Në Vushtrri përballja do të jetë në mes  Ferit Idrizit nga PDK dhe Xhafer Tahirit nga LDK, ndërsa në Klinë në mes Sokol Bashotës së PDK-së dhe Zenun Elezaj të AAK-së.

Në Malishevë Ragip Begaj nga Nisma dhe Mursel Gashi nga PDK, ndërsa në Kllokot Strahinja Spasiç Lista Serbe dhe Bozidar Dejanoviç nga GI.

Gjithnjë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, në Pejë garën për kryetar e ka fituar Gazmend Muhaxheri i LDK-së, në Lipjan Imri Ahmeti nga e njëjta parti, në Skënderaj kandidati i pavarur Bekim Jashari, në Drenas Partia Demokratike e Kosovës me kandidat Ramiz Lladrovci,  në Deçan Bashkim Ramosaj i AAK-së, në Fushë Kosovë Burim Berisha i LDK-së, në Hanin e Elezit Rufki Suma, kandidat i pavarur, Mitrovica e Veriut, Goran Rakiq nga Lista Serbe, në Leposaviç: Zoran Todiç nga Lista Serbe, në  Novobërdë Svetislav Ivanociç nga Lista Serbe në Shtërpcë Bratislav Nikoliç poashtu  nga Lista Serbe, në Zubin Potok Stevan Vuloviç nga Lista Serbe si dhe në Zveçan Vuçina Jankoviç nga Lista Serbe.

Në Junik kryetar i ardhshëm do të jetë Agron Kuqi nga AAK, ndërsa në Mamushë: Abdulhadi Krasniç nga KDTP.

Në Graçanicë Srdjan Popoviç, Ranilug Gradimir Mikiç nga Lista Serbe dhe Partesh Dragan Petkoviç të tre  nga Lista serbe.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?