Rektori i thotë Kryeministrit se UP’ja është universitet elitar

Rektori i thotë Kryeministrit se UP’ja është universitet elitar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme është takuar me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, ku tha se kanë qëllim të avanciojnë parametrat arsimor për studentët. I pari i ekzekutivit të vendit tha se përveç përkrahjes që duan të ofrojnë si një Qeveri me kapacitete implementuese, ata duan edhe […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme është takuar me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, ku tha se kanë qëllim të avanciojnë parametrat arsimor për studentët.

I pari i ekzekutivit të vendit tha se përveç përkrahjes që duan të ofrojnë si një Qeveri me kapacitete implementuese, ata duan edhe të avancojnë parametrat në arsim të lartë.

“Qëllimi i këtij takimi pune ka për qëllim pra parametrat, ka për qëllim vetëm parametrat, nuk vijmë për shkak të njerëzve, për shkak të rektorit apo për shkak tonin, vijmë për shkak të qëllimit që parametrat në arsimin e lartë janë obligim i ynë… Interesimi ynë është t’i avancojmë këta parametrat çoftë në qeverisje, si qeverisje në arsim të lartë, menaxhim, t’i avancojmë parametrat që atë e bëjmë përmes jush dhe vetëm përmes jush në plan program korrikul, fillimisht të kemi parametra të avancuar për klientin, klienti i juaj i ynë është fëmija jonë…. vijmë me ofruar edhe këtë përkrahje pra si një Qeveri që ka kapacitet implementues rektoratit, universitetit, universiteteve që i kemi në vend dhe veçanërisht klientit në këtë rast që është studenti”, tha ai.

Ndërsa, rektori i UP-së, Marajn Demaj në takim me kryeministrin deklaroi se janë të përkushtuar ta zbatojnë planin strategjik dhe brenda 10 viteve UP ta bëjnë universitet elitar në rajon dhe gjerë.

“Të gjithë jemi të përkushtuar që planin strategjik  i cili është pjesë e jetës tonë ta zbatoj në mënyrë që Universitetin e Prishtinës siç iu thash ta bëjmë një universitet brenda 10 vitesh jo vetëm elitar në rajon por edhe më gjerë“, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për Ministrinë e Inovacionit, tha se ka për qëllim nxitjen e të arriturave inovative në vend dhe nuk do të ndërhyjë në kompetencat e Ministrisë së Arsimit.

Ndryshe, kryeministri i vendit gjatë ditës së sotme në ambientet e rektoratit të UP-së ka takuar edhe rektorët e të gjitha universiteteve publike të Kosovës, si dhe dekanët e UP-së.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?