“Reality show” në Ukrainë shfaq tmerrin e vajzës së përdhunuar

“Reality show” në Ukrainë shfaq tmerrin e vajzës së përdhunuar

Një emision televiziv në Ukrainë e ka gjetur mënyrën si t’i tërbojë shikuesit duke e hetuar rastin e adoleshentes dhe detajet e tmerrshme të përdhunimit të saj. Vogëlushja 12 vjeçe nga Ukraina me foshnje në krahë, para kamerave zbulon se fëmijën nuk e ka me fqinjin, siç kishte thënë në herët, por atë e ka […]

Një emision televiziv në Ukrainë e ka gjetur mënyrën si t’i tërbojë shikuesit duke e hetuar rastin e adoleshentes dhe detajet e tmerrshme të përdhunimit të saj.

Vogëlushja 12 vjeçe nga Ukraina me foshnje në krahë, para kamerave zbulon se fëmijën nuk e ka me fqinjin, siç kishte thënë në herët, por atë e ka me njërin prej anëtarëve të familjes së saj i cili është i ulur para saj.

Kjo skenë e tmerrshme u tregua në një emision ‘reality’ me titull “Shqetësimet e gjithë neve”, kur Tania e vogël nga qyteti Lavovo në perëndim të Ukrainës e ballafaquar me rezultatet e testit të ADN-së të cilët e konfirmojnë se fqinji 18 vjeç, edhe pse kishte pranuar se ka pasur marrëdhënie me të, nuk është babai i fëmijës, pas të cilit dyshimi ra në njerkun dhe dy vëllezërit e saj, transmeton Gazetametro.net.

Në emisionin paraprak, para publikut, sikur në inkuizicion e kishin marrë në pyetje Tania’n e vogël mbi detajet e ferrit nëpër të cilin kishte kaluar kur i kishte 11 vjet, derisa nëna e inkurajonte që të përgjigjet në çdo pyetje. Ajo në atë kohë ishte shtatzënë.
Kur u paraqit herën tjetër para kamerave e kishte me vete edhe beben pesëjavëshe.
“Nuk dua të flas sepse ai person është këtu në studio”, ka thënë vogëlushja derisa kalonte para njerkut dhe dy vëllezërve të vjetër 15 dhe 17 vjeç.

Ky program i tërboi shikuesit derisa edhe psikologët u lajmëruan për këtë rast.
“Kjo vogëlushe thjesht është e frikësuar, e tani edhe e deprimuar”, ka thënë psikologja Vlada Berezjanskaja, e cila e kishte kontrolluar para emisionit.

Kritikët këtë “reality” e shpallën të sëmurë, ndërsa u paraqitën pyetjet prej rrezikimit të privatësisë së adoleshentes, nëpër rolin e nënës së Tania’s, e deri te përgjegjësia penale e të gjithëve të përzier në përdhunim.

“Ky është mundim i pështirë mesjetar e vogëlushes e cila nuk është fajtore”, ishte i qartë njëri nga shikuesit.
Policia është interesuar për këtë rast dhe për momentin është duke hetuar se kush e ka përdhunuar adoleshenten, por nuk u bë fjalë për ndalimin e episodit të ardhshëm në të cilin, sipas njoftimeve të producentëve, para kamerave do të duhej të zbulohet e vërteta.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?