Reagon Vetëvendosje: Nuk qëndrojmë mbrapa fletushkave, e kemi denoncuar në polici dhe prokurori këtë rast

Sot Partia Demokratike e Kosovës hodhi akuza kinse Vetëvendosje qëndron prapa shpërndarjes së disa fletushkave nëpër Prishtinë. Por një gjë të tillë e ka mohuar për Periskopin shefi i shtabit zgjedhor të Vetëvendosjes, Ylli Hoxha, duke thënë se tashmë këtë rast e kanë denoncuar në polici dhe prokurori. ‘’Ne tashmë i kemi denoncuar në polici […]
Por një gjë të tillë e ka mohuar për Periskopin shefi i shtabit zgjedhor të Vetëvendosjes, Ylli Hoxha, duke thënë se tashmë këtë rast e kanë denoncuar në polici dhe prokurori.
‘’Ne tashmë i kemi denoncuar në polici dhe prokurori këto dhe shpresojmë se do të kryhet kjo çështje. Keto jane veprime deshperuese te atyre qe asnjehere nuk u ndane nga shpifjet ne kete fushate’’, ka thënë ai për Periskopin.
Sot po zhvillohen zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, ku gjatë procesit janë hasur shumë parregullësi deri më tani.












