Reagon Ministria e Jashtme: Serbia tendencioze, nuk është tërhequr asnjë njohje

Reagon Ministria e Jashtme: Serbia tendencioze, nuk është tërhequr asnjë njohje

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me tërheqjen e njohjes së shtetit të Surinamit, ndërsa për lajmin që erdhi nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për tërheqjen e njohjes, MPJ-ja e drejtuar nga Behgjet Pacolli, i sheh si tendenca për të […]

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me tërheqjen e njohjes së shtetit të Surinamit, ndërsa për lajmin që erdhi nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për tërheqjen e njohjes, MPJ-ja e drejtuar nga Behgjet Pacolli, i sheh si tendenca për të minuar legjitimitetin e shtetit të Kosovës.

Ministria e Jashtme i referohet njohjes të Kosovës nga Surinami, që ka ardhur në korrik të 2016-s dhe marrëdhënieve të mira, që kanë rezultuar me njohjen për të cilën Ivica Daçiq tha sot i është tërhequr Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është e vetëdijshme për interesimin e jashtëzakonshëm, përpjekjet e fuqishme dhe qëllimet malinje që ka shteti fqinj, Serbia përkitazi me minimin e legjitimitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Aty thuhet se Ministria e Jashtme flet vetëm me fakte, dhe fakt është qenësia e shtetit të pavarur të Kosovës, që është njohur nga 114 shtete.

“Gjuha e fakteve dhe gjendja e realitetit është se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, me legjitimitetin e vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ku ishte dërguar nga vetë Serbia, është njohur nga 114 shtete nga çdo kontinent, ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 88 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur gati 40 misione diplomatike dhe poste konsullore dhe ka të akredituar ambasadorë jorezidentë në rreth 60 shtete gjithandej nëpër botë”.

Krejt në fund, Ministria e Jashtme, në njoftimin e saj, shton se legjitimiteti i Kosovës nuk duhet ta pengojë Serbinë, sepse shteti kosovar kërkon që të ketë raporte të mira me të gjithë, përfshirë edhe Serbinë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?