Reagon ministri Reçica: Do të marrim të gjitha veprimet për zbardhjen e vdekjes së punëtorit të Bechtel&Enka

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka shprehur ngushëllime për familjarët e punëtorit të kompanisë “Bechtel Enka” që vdiq sot në vendin e punës. Reçica ka thënë se pasi ka marr informatë ka dërguar në vendin e ngjarjes inspektorët e punës për të marr informata lidhur me vdekjen e viktimës. “Me shqetësim të […]
Reçica ka thënë se pasi ka marr informatë ka dërguar në vendin e ngjarjes inspektorët e punës për të marr informata lidhur me vdekjen e viktimës.
“Me shqetësim të thellë kam pranuar lajmin se sot ne vendpunishten e Bechtel-Enkas ka humbur jetën një punëtor i kësaj Kompanie. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen e viktimës. Si Ministër i MPMS-së, menjëherë në vend të ngjarjes kam dërguar inspektorët e inspektoratit të punës për të mbledhur të dhënat e nevojshme dhe për të konstatuar shkaqet që shkaktuan rastin në fjalë, me pasoja tragjike. Pas konstatimit të gjendjes, ne si Ministri do t’i marrim të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në telegramin e tij.












