Reagon KQZ: Qendrat e votimit në Deçan janë hapur, u ngatërruan vulat

Sot u raportua se dy qendra të votimit nuk u hapën me kohë në komunën e Deçanit pasi kishte mungesë të vulave. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Valdete Daka, kyetare e KQZ-së, e cila tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi ky problem është zgjidhur. Ajo ka sqaruar se në tërë Kosovën […]
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Valdete Daka, kyetare e KQZ-së, e cila tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi ky problem është zgjidhur.
Ajo ka sqaruar se në tërë Kosovën më herët ka pasur vula uniforma, por që tani për secilin vendvotim janë bërë vulat unike.
Gjë që sipas saj, ka bërë që të ngatërrohen vulat në Deçan, shkruan Periskopi.
Kemi vendosur që ti bëjmë vulat unike për secilin vendvotim.Gjatë shpërndarjes së materialit vulat gabimisht janë ndërruar nuk ka asgjë tjetër çdo gjë është në rregull.’’.
Ajo tutje ka treguar se qendrat e votimit janë hapur dhe se nuk ka asgjë gjë tjetër që mundet me u raportu./Periskopi/












