Reagon deputetja Haxhiu: Deklarata e ambasadorit të OSBE-së skandaloze

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të OSBE-së, Jan Braathu, i cili ka thënë se në veri të Kosovës mund të votohet me dokumente të Serbisë, raporton Periskopi. “Deklarimet e ambasadorit të OSBE-së, se në veriun e vendit tonë mund të votohet me dokumente të Serbisë janë të papranueshme dhe […]
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të OSBE-së, Jan Braathu, i cili ka thënë se në veri të Kosovës mund të votohet me dokumente të Serbisë, raporton Periskopi.
“Deklarimet e ambasadorit të OSBE-së, se në veriun e vendit tonë mund të votohet me dokumente të Serbisë janë të papranueshme dhe skandaloze. Së pari është i papranueshëm fakti se si veriu gjithnjë shihet ndaras pjesës tjetër të vendit dhe së dyti deklarata se mund të votohet me dokumente të Serbisë, është qëndrim në kundërshtim me rendin juridik e kushtetues”, ka thënë Haxhiu.
Ajo u ka bërë thirrje Institucioneve të Kosovës, zyrtëtarëve të përfshirë në administrimin e zgjedhjeve dhe policisë e prokurorisë që të tregohen vigjilentë dhe të qëndrojnë në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të sovranitetit, sikurse edhe të procesit zgjedhor në tërë territorin e vendit. /Periskopi/












