Ramush Haradinaj mesazh të qartë Hashim Thaçit: Dialogu me Serbinë, përmes Kuvendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës më herët, meqenëse sot do ta takojë delegacionin amerikan, të prirë nga Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan, Hoyt Brian Yee. Haradinaj është ankuar se deputetët po ia dërgojnë me vonesë pyetjet për seanca. Ai tha se pyetjet i pranon në 24 orët […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës më herët, meqenëse sot do ta takojë delegacionin amerikan, të prirë nga Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan, Hoyt Brian Yee.
Haradinaj është ankuar se deputetët po ia dërgojnë me vonesë pyetjet për seanca. Ai tha se pyetjet i pranon në 24 orët e fundit para se të mbahet seanca, duke thënë se do të ishte mirë që pyetjet të dërgohen më herët.
Haradinaj ka folur edhe për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe ka theksuar se Qeveria e tij është duke provuar që të kuptojë për gjendjen e këtij procesi, derisa ka premtuar se në një afat të caktuar kohor do të raportojë mbi gjendjen.
“Ne kemi bërë kujdes të madh për ta kuptuar gjendjen rreth dialogut. Në një afat të caktuar kohor do të raportojmë mbi gjendjen”, ka thënë ai.
Haradinaj tha se Qeveria e tij do të propozoj një plan për pozicionin e Kosovës në dialog dhe në diplomacinë ndërkombëtare.
Ndërsa, tha se do të jetë transparent dhe gjithçka do të procedohet nëpërmjet Kuvendit të Kosovës, duke i dhënë porosi të qartë presidentit Hashim Thaçi, i cili mban takime me delegacionin serb pa i dhënë përgjegjësi askujt.
“Kemi parapa që të propozojmë një plan për pozicionin e Kosovës mbi të gjitha këto tema. Jemi të hapur të diskutojmë edhe me presidentin, por duhet të sjellët në Parlament. Nuk po diskutoj për afate, por në një afat të caktuar kohor do të diskutohen të gjitha këto”, tha ai. /Periskopi/












