Rama komenton për herë të parë deklaratat e ambasadorit Lu

Kryeministri Rama i ka nisur me qytetin e Fierit konsultimet publike mbi buxhetin e shtetit të vitit 2018. Nga atje, një ish-ushtarak e ka pyetur se çfarë do të ndodhë me situatën e krimit të organizuar në Shqipëri. “Dua të falënderoj ambasadorin amerikan që më mbështeti mua. Unë kam thënë qe ne duhet të hymë në një fazë të […]
Kryeministri Rama i ka nisur me qytetin e Fierit konsultimet publike mbi buxhetin e shtetit të vitit 2018.
Nga atje, një ish-ushtarak e ka pyetur se çfarë do të ndodhë me situatën e krimit të organizuar në Shqipëri.
“Dua të falënderoj ambasadorin amerikan që më mbështeti mua. Unë kam thënë qe ne duhet të hymë në një fazë të re. Ne jemi në një proces, për të luftuar kundër të fortëve dhe për tu shkuar pas aseteve dhe pasurive kriminele. Shumë mirë që e tha dhe ambasadori amerikan.
Ndodhi në Elbasan një ngjarje që sherbet si katalizator. Unë iu siguroj se çështja e Elbasanit është në një ndjekje të vazhdueshme. Ne jemi për të dhënë llogari për rezultatet. Shume shpejt do të keni një zinxhir veprimesh nga ana e policisë së shtetit. Zonat ku funksionojnë të fortë janë zona ku janë të inkriminuar policia e shtetit” tha Rama. /albeu.com/












