Rakiq shkel rëndë rregullat e zgjedhjeve

Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq në një konferencë për media ka bërë thirrje që të votohen kandidatët nga partia e tij dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje. Ai pasi që ka votuar tha se pret fitoren e Listës Serbe në të gjitha komunat me shumicë serbe. “Pres që […]
Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq në një konferencë për media ka bërë thirrje që të votohen kandidatët nga partia e tij dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje.
Ai pasi që ka votuar tha se pret fitoren e Listës Serbe në të gjitha komunat me shumicë serbe.
“Pres që gjithçka të shkojë mirë, pres dalje masovike për të votuar dhe pres fitore të Listës Serbe në të gjitha komunat me shumicë serbe. Sa i përket Mitrovicës pres fitore të Listës Serbe qysh në raundin e parë si në vitin 2013 dhe sonte po pres që të festojmë. Falënderoj qytetarët që kanë dal kaq herët dhe shpresoj që edhe gjatë ditës të dalin kështu”, tha Rakiq.












