Rajoy: S’kanë efekt deklarimet e Katalonisë për pavarësi

Çfarëdo deklarate për pavarësi nga Katalonia nuk do të ketë efekt, ka thënë kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, duke shtuar se ai nuk e përjashton si mundësi pezullimin e autonomisë për rajonin katalan, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova. Në një intervistë për gazetën El Pais, Rajoy ka deklaruar se përjashton çfarëdo ndërhyrje të një […]
Çfarëdo deklarate për pavarësi nga Katalonia nuk do të ketë efekt, ka thënë kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, duke shtuar se ai nuk e përjashton si mundësi pezullimin e autonomisë për rajonin katalan, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Në një intervistë për gazetën El Pais, Rajoy ka deklaruar se përjashton çfarëdo ndërhyrje të një pale të tretë për zgjidhjen e krizës.
Më herët, qindra njerëz kanë marshuar nëpër qytetet kryesore kundër pavarësisë së Katalonisë dhe për unifikimin e Spanjës.
Demonstrimet u bënë si kundërpërgjigje për referendumin në Kataluni ku mbi dy e gjysmë milionë votues hedhën votën e tyre pro ndarjes nga Spanja.












