Qeveria spanjolle “fton” liderin katalanas të marrë pjesë në zgjedhje

Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont, tashmë i shkarkuar nga qeveria spanjolle, mund të marrë pjesë në zgjedhjet e reja rajonale që do të mbahen në dhjetor. Kështu deklaroi së fundmi zëdhënësi i qeverisë spanjolle Inigo de Vigo, i cili tha se Spanja e mirëpret pjesmarrjen e Puigdemont. I pyetur se çfarë mund të ndodhte nëse […]
Qeveria spanjolle ka deklaruar se do të mirëpresë pjesëmarrjen e presidentit katalan Carles Puigdemont në zgjedhjet rajonale që do të mbahen në dhjetor.
Zëdhënësi i qeverisë Inigo Mendez de Vigo në një intervistë tha se nëse Puigdemont donte të vazhdonte në politikë atëherë ai kishte të drejtë ta bënte këtë.
De Vigo tha se kësaj rradhe policia rajonale katalane do t’i bindej ligjit, pasi qeveria spanjolle shkarkoi zyrtarët rajonalë katalanas.
Zyrtari nënvizoi se nëse Puigdemont refuzon të braktisë zyrën dhe postin e tij, atëherë qeveria do të mundohet të bashkëpunojë me inteligjencë.
I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Puigdemont do të ndiqej penalisht nga gjykata, Mendez tha se në Spanjë kompetencat gjyqësore dhe politike janë të ndara dhe sipas deklaratës së tij “askush nuk është mbi ligjin”.
Më herët Presidenti i shkarkuar nga Spanja, Puigdemont pasi shpalli pavarësinë e Katalonjës, kërkoi një opozitë të fortë demokratike ndaj vendimit të Madridit.
Ndërsa kryeministri spanjoll Marjano Rajoy aplikoi nenin 155 të Kushtetutës duke dhënë vendimin për shpërbërjen e parlamentit rajonal dhe shkarkimin e qeverisë së Katalonjës, Rajoy deklaroi se më 21 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e reja rajonale në Katalonjë.
Ditën e djeshme, mijëra protestues rrethuan sheshi Columbus të Madridit, për të mbrojtur unitetin kombëtar spanjoll dhe Kushtetutën.
Protesta e organizuar nga Fondacioni për Mbrojtjen e Kombit spanjoll u ndoq edhe nga autoritetet zyrtare spanjolle.
Rrugët përreth sheshit u bllokuan të gjitha, ndërkohë që protestuesit mbanin nëpër duar pankarta në të cilat shkruhej: “Puigdemont në burg” dhe “Nuk ka ligj pa demokraci” Organizatorët e protestës thanë se do të rimerrnin Katalonjën në bazë të ligjit të Kushtetutës dhe se do të luftonin cdo zyrtar që do të përçante Spanjën.
Zyrtarët spanjollë e kanë përcaktuar shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, si një “grusht shteti të vërtetë” kundër sundimit të ligjit, kundër Kushtetutës dhe kundër vetë Katalonjës.












