Qeveria i reagon LDK’së, i quan absurde kushtet e tyre për rishikimin e buxhetit

Qeveria i reagon LDK’së, i quan absurde kushtet e tyre për rishikimin e buxhetit

Qeveria e Kosovës po i cilëson si absurde kushtet e LDK-së, për të mos e dhënë votën pro rishikimit të buxhetit, ndonëse këta të fundit kanë paralajmëruar se tashmë i kanë dy vërejtje kryesore. Buxheti i rishikuar i shtetit do të dalë para deputetëve në shqyrtim të parë, të mërkurën. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk […]

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po pajtohet me versionin aktual të rishikimit të buxhetit, andaj po vendos kushte për ta dhënë votën, ndonëse nuk kanë bërë të ditur për çfarë kushtesh bëhet fjalë. Aktualisht në opozitë, por kjo parti e cila deri para një muaji udhëhiqte me Qeverinë, e kishte përgatitur vetë rishikimin e buxhetit.

Abdullah Hoti, shef i grupit Parlamentar të koalicionit LA, thotë se sot janë duke biseduar edhe me grupin e tyre parlamentar dhe nesër atë çfarë kanë vendosur, do e paraqesin në Kuvend. Derisa deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku kishte deklaruar se kanë votë për rishikimin e buxhetit me disa kushte.

Por, Halil Matoshi, shefi i zyrës për Informim në Qeverinë Haradanj i quan absurde kushtet e LDK-së për buxhetin. Në një deklaratë për Express, ai thotë se rishikimi i buxhetit është proces normal dhe kalohet në Kuvend me shumicën e thjeshtë.

“Kushte për votimin e rishikimit të buxhetit pra korrektimin e gabimeve në buxhet janë absurde”, është shprehur Matoshi, derisa e bëri të qartë se nuk negociohet me askënd kur është në pyetje funksionimi i shtetit.

Reagimi më i ashpër i LDK-së sa i përket rishikimit të buxhetit ishte ndarja e fondeve të sigurimeve shëndetësore për veteranët.

“Një buxhet që merr prej shëndetësisë e u jep listave fallce prej militantësh – gjoja veteranë – nuk është buxhet i gjithë qytetarëve të Republikës. Prandaj dhe jam kundër”, kishte shkruar Abdixhiku në një shkrim në Facebook. Por që PDK ia kishte atribuuar ish ministrave të LDK-së duke thënë se sigurimet shëndetësore nuk ishin arritur shkak i tyre.

Por Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së duke mos i komentuar akuzat e LDK-së për buxhetin, sqaroi se koalicioni i tyre do të votojë pro rishikimit të buxhetit.

Me 5 vota për nga pushteti dhe 3 kundër e një abstenim nga opozita, versioni i përgatitur nga ministri i ri i Financave mori dritën jeshile që t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit.

Buxheti i Kosovës nga 2 miliardë është shkurtuar në 1.8 miliard.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?